Flash News

KRYESORE

Pse Ahmetaj e fshiu postimin pas deklaratës jo në favor të Kosovës? E justifikon Rama: S'është penduar, por foli në parim

Pse Ahmetaj e fshiu postimin pas deklaratës jo në favor të

Kryeministri Edi Rama është përpjekur të justifikojë deklaratën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili pak ditë më parë deklaroi se taksa 100% e Kosovës ndaj produkteve serbe nuk është i shëndetshëm për ekonominë.

Madje, në një status në ‘Facebook’ shkruante: Një takim shumë miqësor sot me Ministrin e Financave të Republikës së Serbisë Sinisa Mali. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe reduktimi i barrierave për lehtësimin e tregtisë është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik rajonal. Shqipëria dhe Serbia mund të japin shembullin e mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik, që do të avancohet me të gjithë vendet e rajonit”, të cilën pas kritikave të shumta e fshiu nga profili i tij.

Sot, Rama u pyet lidhur me këtë debat dhe tha se ministri nuk është penduar që e ka fshirë, por deklarata e tij ishte në kontekstin e bashkëpunimit dhe parimor.

“Ahmetaj nuk është penduar dhe nuk ka për çfarë të pendohet. Ai ka folur në parim, tha se tarifat janë të pa shëndetshmet për ekonominë, në një kontekst bashkëpunimi, por nga ana tjetër thashë se këtu nuk jemi në kushtet e një vendimi me natyrë ekonomike, nuk është luftë tregtare që ka hap Kosova me Serbinë dhe këtë ta dëgjojnë mirë të gjithë, është një reagim politik ndaj një shteti fqinj që tjetër thotë e tjetër bën, që hiqet si viktimë në raport më Kosovë dhe i ngul thika pas shpine Kosovë, është reagimi më normal në një situatë marrëdhëniesh anormale. E keni zakon që thoni fjalën e fundit të parët, kurse ne i themi fjalët me radhë, ai ka thënë diçka krejt normale”, u shpreh Rama.

Të fundit