Flash News

KRYESORE

“Pse cilësohem gjermano-turk?”, qëndrime të ndryshme për largimin demonstrativ të Ozilit nga Kombëtarja

“Pse cilësohem gjermano-turk?”, qëndrime të ndryshme

“Unë nuk do të luaj më për Gjermaninë, ndërkohë që kam këtë ndjenjë të racizmit dhe mosrespektimit kundër meje”. Largimi demonstrativ i mesfushorit Mesut Ozil nga Kombëtarja gjermane ka sjellë reagime të shumta.

Presidenti i klubit të Bajernit të Mynihut, Uli Hënes u shpreh se është i lumtur me largimin e 29-vjeçarit, i cili sipas tij është edhe një lojtarë mjaft i dobët.

“Jam i lumtur që kjo histori mbaroi. Po luan shumë keq prej vitesh. Tani fshihet pas fotos me Erdoganin, që ka sjellë shumë diskutime. Ata 35 milionë ndjekës të tij në rrjetet sociale, që në botën reale nuk ekzistojnë, mendojnë se luan mirë kur hedh ndonjë kros në zonë. Çdo herë që ndeshemi me Arsenalin, luajmë në krahun e tij, sepse e dimë që është pika e dobët e kundërshtarit”, ka pohuar Hënes.

Deklarata e Hënes nuk u prit mirë nga menaxheri i mesfushorit të Arsenalit, Erkut Segyt, i cili akuzon Hënesin se duke u marrë me Ozilin kërkon të largojë vëmendjen nga diskriminimi që u ndodh të huajve në Gjermani.

“Komentet e zotit Hënes janë pa lidhje fare. Përpiqet që të largojë vëmendjen nga problemi i racizmit dhe i diskriminimit në Gjermani, dhe nuk mund të japë deklarata idiote, që janë totalisht të ekzagjeruara. Si president i Bajernit duhet të flasë për ata tetë lojtarë që ishin me kombëtaren në Rusi duke përfaqësuar Gjermaninë dhe jo të merret me Mesutin. Nëse ai është kaq i keq, atëherë pse nuk pyesni Joahim Lëv, Arsen Venger dhe Hoze Murinjo? Eshtë qesharake që ai nuk merr parasysh opinionin e tre specialistëve dhe trajnerëvë të mëdhenj”, tha ai duke duke sjellë në vëmendjen e opinionit se Hënes ka bërë evazion fiska me vlerë 28,5 milion euro dhe u dënua me disa muaj burg.

Më i moderuar ishte qëndrimi i Federatës Gjermane të futbollit, e cila përmes një deklarate për shtyp kundërshtoi akuzat për racizëm të futbollistit me origjinë turke duke shtuar se janë të përkushtuar ndaj respektit, tolerancës dhe barazisë.

“Ne e refuzojmë fuqishëm që DFB të ketë lidhje me racizmin. DFB ka qenë shumë e përfshirë në punën e integrimit të emigrantëve në Gjermani për shumë vite. Lojtarët emigrantë janë pjesë e DFB. Ne luajmë dhe jetojmë së bashku me rrënjë të ndryshme të familjes tonë, me fe dhe kultura të ndryshme.  Ajo që ne të gjithë duhet të kombinojmë brenda dhe jashtë fushe është vëmendja e të drejtave themelore të njeriut, mbrojtja e lirisë së fjalës dhe e shtypit si dhe respekti, toleranca dhe luajtja e drejtë. Përkushtimi ndaj këtyre vlerave thelbësore është i nevojshëm për çdo lojtar që luan futboll për Gjermaninë”, thuhet në deklaratë.

Të fundit