Flash News

KRYESORE

Pse dështoi sot Man. City? Na e shpjegon Guardiola me fjalët e tij

Pse dështoi sot Man. City? Na e shpjegon Guardiola me fjalët e tij

Manchester City sot u trondit nga Wolves. "Ujqit" fituan 0-2 në shtëpinë e kampionëve të Anglisë, edhe pse diferencat e dy skuadrave në letër janë shumë të mëdha.

Liverpool dje fitoi, City sot jo, kështu që djemtë e trajnerit Pep Guardiola e shohin veten 8 pikë larg kreut. Pas kësaj humbje, katalanasi u shpreh se skuadra e tij u fut në panik.

“Nuk e nisëm keq ndeshjen, por gjërat me kalimin e minutave precipituan. E luajtëm lojën tonë dhe rrezikuam disa herë, por u futëm në panik sa herë ata kundësulmonim. Mendoj se nuk ishim në maksimumin tonë, kjo i ndodh kujtdo", tha Pep.

"Nuk lidheshim mirë me sulmin. Skuadra pasoi pa fantazi. Ne dihet se jemi një skuadër që luajmë një futboll specifik dhe kur nuk funksionon, thjesht ndodh dhe duhet ta pranojmë", shtoi tekniku.

Të fundit