Flash News

KRYESORE

Pse dha dorëheqjen Petrit Fusha? Flamur Vezaj rendit arsyet, nga favorizimi i politikanëve te pasuria 1 milion euroshe

Dje, prokurori Petrit Fusha ka paraqitur papritur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për motive ende të paqarta.

Në kushte të tilla, shkalla e parë e vettingut për procesin e rivlerësimit ndërpritet automatikisht ndaj subjektit Fusha.

Gazetari i njohur Flamur Vezaj rendit disa nga arsyet e forta që çuan sipas tij ish-drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës që të japë dorëheqjen.

“Është ai drejtues që urdhëroi pushimin e shumë çështjeve me ndjeshmëri publike që nga hetimet e koncesioneve, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës e deri te krimi më i rëndë i ndodhur në landfillin e Sharrës, ku viktimën e deklaroi “fajtor” për vdekjen e tij! Është prokurori që ndoqi rrugën e “shefit” të tij Llalla duke favorizuar zyrtarët e pushtetit edhe për krime më të rënda! E do mbahet mend vetëm si prokurori që arrestoi berberët për mos pajisje me kasa fiskale!”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Reagimi i plotë:

Iku Fusha qe e beri fushe prokurorine

#Na paska dhene doreheqje Petrit Fusha ish-shefi i prokurorise se akuzes ne Tirane ose thene ndryshe ish-besniku i Adriatik Llalles! Iku duke dhene doreheqje, qe mos te telendiset me shume ne media dhe opinionin publik per shkak te problemeve me tre kriteret e vleresimit per te cilat do te pergjigjej para KPK ose “vetingsave”! Ate te aftesise profesionale, deklarimit te pasurise dhe pastertise se figurise ose thene ndryshe per lidhje me krimin apo kriminelet!

#Ne aspektin profesional: eshte proceduar dhe “interrnuar” nga ish-P.Pergjithshem Th.Sollaku per afera korruptive por me ardhjen e A.Llalles ne krye te akuzes u rehabilitua duke u emeruar drejtues i prokurorise ne Tirane me te vetmin kriter se ishte shok i Llalles! Gjate drejtimit te kesaj prokurorie per disa vite e shkaterroi ate institucion, qe mes tjerash per here te pare ne histori nje familje u ngujua para prokurorise ne shenje proteste per me shume se 1 muaj ngaqe vendimarrja e tij ishte e “drejt”! Eshte ai drejtues qe urdheroi pushimin e shume ceshtjeve me ndjeshmeri publike qe nga hetimet e koncesioneve, korrupsionit, shperdorimit te detyre e deri te krimi me i rend i ndodhur ne landfillin e Sharres, ku viktimen e deklaroi “fajtor” per vdekjen e tij! Eshte prokurori qe ndoqi rrugen e “shefit” te tij Llalla duke favorizuar zyrtatet e pushtetit edhe per krime me te renda! E do mbahet mend vetem si prokurori qe arrestoi berberet per mos pajisje me kasa fiskale!

#Ne aspektin pasuror: iku se nuk do te justifikonte pasurine e ngritur nder vite qe kap shifren e 1 milion eurove dhe menyren e perfitimit te shume pronave ne emer te “trashegimise” apo thene ndryshe “gjasme pronar tokash” e perfitime nga qerat e ndryshme!

#Ne aspektin pastertise se figures: eshte ne mesin e shume prokuroreve qe i eshte refuzuar viza nga USA dhe nuk e di si do te justifikonte denimin e vellait per trafik te drogave te forta ne Spanje dhe ekspozimit te tij ne kete ceshtje duke qene edhe shef i akuzes ne Tirane!

#Por edhe pse dha doreheqje mendoj se ai duhet ti nenshtrohet nje hetimi pasuror dhe per vendimarrjet e dyshimta dhe favorizuese ndaj zyrtareve ne pushtet, ne vecanti atyre te Bashkise se Tiranes!!

Shmangu vettingun duke u dorëhequr, kush është Petrit Fusha, miku i Veliajt dhe prokurori që “hetoi” vdekjen e Ardit Gjoklajt

Të fundit