Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse duan që të besojmë se do të na bëjnë të gjithëve të pasur si…George Soros?
Flir Mosho
Arsyeja që më bëri të ulem e të shkruaj këto rreshta ishte habia që ndjeva kur dëgjova Kryeministrin para pak ditëve të fliste për IPO-t. IPO është termi i përdorur në një treg të rregulluar titujsh, ai që rëndom quhet treg kapitalesh, për daljen në bursë të një shoqërie tregtare. Shoqëria tregtare që, për një arsye apo një tjetër, ndodhet në mungesë të fondeve të mjaftueshme financiare për të financuar ecjen përpara apo zgjerimin e biznesit, del në bursë dhe përmes emëtimit dhe shitjes së aksioneve të reja thith kapital duke rritur numrin e aksionerëve (pronarëve të shoqërisë).
Habia zgjoi kujtesën dhe riktheu në vëmendje një deklaratë të një personazhi interesant për botën e biznesit. Pronar i një piramide kompanish të organizuara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.). Pak javë përpara kësaj deklarate publike të Kryeministrit, biznesmeni i njohur, në një dalje fare të pazakontë për natyrën e vet, deklaroi se menaxhmenti i kompanisë po shqyrtonte idenë e daljes në bursë.
Këtë deklaratë e shoqëroi me premtimin se brenda vitit shqiptarët do të bëheshin pronarë të bizneseve të tij. Për të dhënë këtë njoftim, personazhi në fjalë përdori tone kaq interesante sa kush nuk kupton as nga Bursa as nga IPO-t, besoi se portat e bamirësisë do hapeshin pas kësaj.
Nuk do të isha habitur nëse një anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të kishte dalë e të fliste për IPO si nevojë e zhvillimit të bursës në përgjithësi, apo të tregut financiar në veçanti.
Nuk do të isha habitur nëse do të kisha parë apo ndjerë një lëvizje të biznesit drejt bursës apo IPO-ve.
Në vend të gjithë këtyre, përkundrazi, dëgjova një Kryeministër që, në vend të deklaronte se qeveria do të privatizonte përqindje të aksioneve të OSHEE, apo që do të ftonte shqiptarët që nëpërmjet bursës të bëheshin aksionerë në këtë kompani shtetërore , foli me gjuhë financash të larta. Doli dhe foli me qëllimin që të impresionente të gjithë duke përdorur terma tregjesh kapitali që NUK I KUPTON asnjë nga shqiptarët drejt të cilëve po synohej të arrinte me deklaratën e vet.
Dëgjova një biznesmen pronar i "kuotave" të pjesëmarrjes në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, që deklaronte se praktikisht do shiste "aksionet" e veta (kuota dhe aksionet janë të ndryshme) te shqiptarët! Doli të shiste një gjë që nuk e ka, por kërkoi të impresionojë të gjithë duke u dhënë kohë që të prisnin derisa të shkruhej ligji.
Kuptova që të dy kishin folur për gjëra, të cilat në thelb nuk i kuptonin. Ndaj njëri fliste me terma të komplikuar (sepse e di që shqiptarët nuk pyesin kurrë kur nuk kuptojnë dhe kanë maninë që në heshtje të përgjigjen "yes, yes" sa herë nuk kuptojnë), dhe tjetri ia fuste kot, me fjalët e veta për diçka që mbase ja kishin shpjeguar gjatë.
Gazetarët nuk i pyetën. As njërin dhe as tjetrin. Bënë thjeshtë një shenjë me kokë për të treguar që e kishin të qartë gjithë sa dëgjuan.
Çfarë po përgatitet?
Kur ka nevojë për ofertë publike për shitje titujsh financiarë, atëherë duhet të paraqitet një plan investimi i cili ka nevojë për financim nga publiku. Cili është plani i investimit që ka sot Kryeministri për OSHEE? Cili është plani i investimit që ka sot biznesmeni që zotëron shoqëri me përgjegjësi të kufizuar? Pse plani i tyre i biznesit, nuk financohet dot me burimet e veta? Pse asnjëri nuk na thotë që nuk kanë mundësi financiare për të financuar planin e ri të biznesit, por secili, veç e veç dhe njësoj, përpiqet ta shesë idenë si ‘hapës të portave’ të biznesit për gjithë shqiptarët?
Në vitin 2008, Ministria e Financave, si pjesë e një paketë për ngritjen e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, ka hartuar dhe më pas miratuar nga Kuvendi, një set të plotë aktesh ligjore për titujt financiarë si dhe për investimet në tituj financiarë në tregjet e rregulluara me ligj, që janë bursat.
Pse u deklarua që shqiptarët duhet të prisnin ditën e fatit derisa të hartohej legjislacioni?!? Një investigim i vogël me siguroi që Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nisur proçesin e rishkruarjes se paketës ligjore që rregullon investimin në tituj financiarë.
Nuk u habita më pas kur kuptova që gjithë "reforma" në tregun e titujve financiarë që po përgatitet ka vetëm një synim, hapjen e aksesit me ligj të krijimit të fondeve të investimit alternativ në tituj financiarë.
Alternative Investment Funds, nuk janë skema të reja investimi në atë botën e madhe të tregjeve financiare. Aty zhvillimi i tregjeve financiare, edukimi i lartë i publikut i mësuar prej dhjetë-vjeçarësh me bursën, termat, të mirat dhe të këqiat, ka krijuar edhe hapësirat ligjore për këto skema investimi. Por, të lançosh skema si këto, të quajtuara skema spekulative, që mbartin me vete risk shumë të lartë, në një hapësirë shoqërore të pamësuar ende as me skemat e fondeve të pensionit vullnetar, në një situatë depresioni social, ndërsa të gjithë kërkojnë të kapërcejnë kufijtë nga mungesa e shpresës, do të thotë të tentosh të futesh potencialisht të gjithë shqiptarët në një lojë bixhozi të rrezikshme.
Sot nuk është vështirë të kuptosh (kur do), se çdo të thonë termat apo shprehjet e përdorura nga dikush. Mjafton të klikosh në internet dhe do bombardohesh me informacion. E mjafton të pyesësh në Google për fondet e investimit dhe të marrësh leksione pa pagesë, në të cilat mund të sqarohesh, të kuptosh dhe të mendohesh nëse kupton që ja vlen. Nuk ka këmbana alarmi për investimin në fonde investimi. Edhe ligji aktual i ka lejuar prej viti 2008. Por, provo të pyesësh internetin për fondet e investimit alternativ. Të gjitha informacionet pulsojnë rrezikun që mbartin këto skema.
Por, pse paska biznesmenë që duan të dalin në bursë dhe nuk dalin sot? Çfarë po presin? Se i vetmi ndryshim i qenësishëm që po i bëhet paketës ligjore të AMF është hapja e spirales së investimeve alternative. Sorosi është një nga individët që kanë bërë pasuri me skema të tilla që në bursë njihen si skema spekulative me risk të lartë.
Në fund, duke qenë se shpesh, edhe në Shqipëri, 1+1 bëjnë 2, besoj se kjo është ajo që po presin.
Deri tani dy vetë kanë dalë dhe e kanë paralajmëruar. Kanë folur me gjuhë që për ta është e huaj, por kanë folur. Besoj, do flasin përsëri.
Për të zbërthyer gjithçka deri në fund, kemi dy rrugë. Ose të presim pak që të kuptojmë se çfarë po na fshehin të dy, ose të gjejmë këshilltarin që po këshillon të gjithë për të bërë atë që ai beson se e di mirë. Deri atëherë të paktën t'ua japin të shkruar ato që duhet të thonë kur dalin publikisht. Dalja në bursë (going publik) në çdo rast kalon nga transparenca. Dhe nëse flasin për bursë duhet të fillojnë të thonë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës.
(Vijon...)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38