Flash News

KRYESORE

“Pse e thirre Xhisielën, s’më plas tr**i që do të bësh ligj në Fushë-Krujë”, detaje të reja nga kallëzimi i Emiljano Nuhut në Tiranë

Dalin detaje të reja nga kallëzimi i ish-oficerit Emiljano Nuhut në komisariatin e numër 6 në Tiranë. Emiljano ka dhënë detaje kur është kërcënuar nga kushërinjtë Rraja, pasi mori në pyetje Xhisiela Malokun.

Ai ka treguar për mesazhin që i mbërriti në aplikacionin ‘Whats upp’, si dhe për takimin në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Po ashtu, pas takimit mes tyre, Nuhu ka treguar në kallëzim se është kërcënuar me jetë, nëse nuk heq dorë nga dosja në ngarkim të djalit të deputetit të PS, Rexhep Rraja. News 24 ka zbardhur kallëzimin e bërë në polici në korrik të këtij viti, ndërsa ditën e djeshme u arrestua Rexhep Rraja vetëm me akuzën e përndjekjes.

Të fundit