Flash News

KRYESORE

Pse Edi Rama nuk flet më për aeroportin e Vlorës? Premtoi se do ishte gati përpara fundit të 2020-ës

Pse Edi Rama nuk flet më për aeroportin e Vlorës? Premtoi se do

Nëse i qëndrojmë deklaratave të kryeministrit Edi Rama, për më pak se dy vite, qyteti i Vlorës duhet të ketë aeroportin e tij. Të paktën kështu është shprehur kryeministri më 13 qershor të 2018-ës: “Për sa i përket aeroportit të ri ndërkombëtar në Vlorë, ne jemi në një fazë të avancuar negociatash bazuar në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe synimi është që aeroporti të jetë gati përpara fundit të vitit 2020.”

Realizimi i kësaj vepre duket i pamundur brenda këtyre afateve jo vetëm për faktin se punimet nuk ka nisur ende, por më kryesorja është se Qeveria nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë me kompaninë turke që shfaqi interesim.

Hera e fundit që Edi Rama ka folur me qytetarët për aeroportin e Vlorës ka qenë më 1 shtator të 2018-ës, kur sërish deklaroi se ishte në proces negociatash.

“Jemi në proces negociatash. Ndryshe nga sa u propagandua nuk ishte një pazar i mbyllur, por është një negociatë e vështirë sepse ne duam të marrim maksimumin për interesin publik dhe të shtetit. Jam besimplotë se do e mbyllim negociatën dhe do të fillojmë punën për aeroportin e Vlorës”, deklaroi Rama gjatë një takimi në Radhimë.

Përveç aeroportit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Transportit, Belinda Balluku, nuk kanë dhënë ende asnjë shpjegim për raportimet e mediave vendase dhe të huaja se kompania ‘Air Albania’ është zhdukur.

Të fundit