Flash News

KRYESORE

Pse Eneida Tarifa dhe Ermal Mamaqi zgjodhën të imitojnë Florin dhe Elvanen?

Pse Eneida Tarifa dhe Ermal Mamaqi zgjodhën të imitojnë Florin

Në “Xing me Ermalin” e ftuara Eneida Tarifa ka realizuar lojën e Ermal Mamaqit për të imituar këngëtarët shqiptar dhe të përzgjedhurit ishin Elvana me Florin.

Po pse kjo zgjedhje?

“Tani do të imitojmë disa nga kolegët tanë, të cilëve patjetër do t’i ngeli hatri nesër dhe do fillojnë sherret…” – tha Ermali me ironi duke shtuar se “Bleonës i ngeli hatri kur e imitoi Ronela…”

Të përzgjedhurit, kësaj here ishin Flori Mumajesi, Endri Prifti dhe Elvana Gjata. Eneda, si fillim, zgjodhi të imitojë kantautorin me këngën “Me fjalë të vogla”. Pas interpretimit të saj dhe duartrokitjeve të publikut, Ermali nuk harroi mesazhin që askujt të mos i mbetet hatri: “Hej, Flor, mos u mërzit, jemi shokë” dhe pas tij, edhe Eneda shton: “Po pse zgjodha Florin unë, se dikush tjetër do ishte mërzit, po Flori nuk mërzitet…” – tha ajo.

Dhe pas Florit, radha e Elvanës, një prej mikeshave më të mira të Ermalit. Guximin, si fillim e mori Eneda me këngën “Lejla” dhe, si për ta sfiduar atë, Ermali zgjodhi “Njësoj”, inerpretimi i së cilës shkaktoi të qeshura e brohoritje në publik. Në fund, edhe një herë mesazhi: “Elvana, të dua shumë” – tha ai duke iu drejtuar publikisht këngëtares, por edhe Eneda pas tij: “Të dy të duam shumë…”, kështu që nuk ka vend për hatërmbetje.

Të fundit