Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse është kaq i rrezikshëm koronavirusi për njerëzit me sëmundje?
Sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton Corona rrezikon më shumë njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje të ndryshme. Por çfarë do të thotë konkretisht sëmundja në rastin e Coronës?
Sistemi ynë imunitar është një mrekulli. Përditë ai është në veprim dhe ne as që e vëmë re. Ai është përgjegjës për mbrojtjen e trupit tonë nga « të paftuar » të rrezikshëm si për shembull viruset. Për njerëzit me sistem imunitar të dobët kjo mund të kthehet në problem. Nëse kësaj i shtohet edhe një sëmundje, atëherë këta persona duhet të kenë shumë kujdes që të mos sëmuren nga ndonjë infeksion.
Sëmundjet kronike të mushkërive
Tek njerëzit azmatikë, mushkëria është e dëmtuar. Në momentet e azmës, sekrecionet bronkiale bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe frymëmarrja vështirësohet. Kjo ka efekt sidomos në nxjerrjen e frymës. Këta pacientë kanë më shumë vështirësi me frymëmarrjen se ata të shëndetshmit. Azmatikët mund ta nxjerrin më me vështirësi ajrin nga mushkëritë, prandaj mund të vijë puna deri tek bllokimi i frymëmarrjes. Të prekurit kanë ndjesinë se nuk marrin dot më frymë. Trupi ndërkohë fillon të veprojë kundër fenomenit bëhet më i cënueshëm. Në Gjermani ka 8 milionë azmatikë. Shumica prej tyre vuajnë ose nga azma alergjike ose jo alergjike. Azma alergjike mund të shkaktohet nga alergjenë apo infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, si në rastin e një virusi. Trupit i duhet kështu të luftojë jo vetëm kundër azmës, por edhe kundër sëmundjeve të tjera. Atij i kërkohet shumë, nganjëherë shumë më tepër se sa arrin ta përballojë, e ndodh që sistemi nuk funksionon më si duhet, në rastin më të keq me pasoja fatale.
Edhe sëmundja COPD, një sëmundje kronike obstruktive e mushkërive bën pjesë tek sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Studiuesit janë të mendimit, se pirja e duhanit, është një faktor i rëndësishëm shkaktues për COPD. Për çdo rast pacientët me një diagnozë të tillë janë me një rrezik më të lartë, kur trupi e sistemi i tyre imunitar duhet të luftojnë edhe kundër një sëmundjeje tjetër. Njerëzit që kanë një sistem imunitar më të dobët për shkak të një sëmundjeje tjetër kanë probleme më të mëdha të luftojnë një infeksion se ata me shëndet të mirë. Mushkëria është e dëmtuar, viruset e kanë të lehtë të depërtojnë.
Diabeti
Njerëzit me diabet kanë një sistem imunitar më të dobët se ata me shëndet të mirë. Kjo vlen për të dyja format e diabetit, të tipit 1 dhe 2. Tipi 1 është një sëmundje autoiminutare. Në këtë rast antitrupat shkatërrojnë qelizat Beta në pankreas që prodhojnë insulinën. Trupi nuk prodhon mjaftueshëm të tilla dhe është rregullisht me nivel të lartë sheqeri. Vlerat e rritura të sheqerit në gjak dobësojnë imunitetin. Nëse sëmuresh nga një infeksion, në rastin më të keq me temperaturë, gjendja e përgjithshme e diabetikëve keqësohet në tërësi.
Kjo vlen edhe për ata që e kanë diabetin nën kontroll. Diabeti mund të ndryshojë enët e gjakut dhe të sulmojë organet duke e nxjerrë nga ekuilibri i duhur trupin. Në këtë rast trupi e lufton shumë më keq një virus që depërton brenda tij.
Sëmundjet e zemrës
Këtu bëjnë pjesë sëmundjet e zemrës, ato koronare dhe ishemike. Nën ishemi mjekësia kupton qarkullimin e pakësuar të gjakut ose bllokimin e tij. Një pikë e bllokuar e venave koronare çon në mungesën e oksigjenit. Përgjegjëse është arterioskleroza, sklerotizimi i enëve të gjakut. Në këtë rast një infeksion nga jashtë mund të sjellë pasoja fatale. Tek të gjithë ata që vuajnë nga probleme të ndryshme të zemrës apo tensionit të gjakut një virus e vë në situatë ekstreme trupin.
Tensioni i lartë i gjakut
Në Gjermani janë 20 deri në 30 milionë vetë të sëmurë nga hipertonia, tensioni i lartë i gjakut. Edhe kjo sëmundje sjell me vete rreziqe në raste infektimi nga viruset. Tensioni i lartë i gjakut në plan afatgjatë dëmton edhe enët e gjakut. Kur tensioni i gjakut është rregullisht i lartë kjo ka pasoja për zemrën – kështu trupi i cënuar nga sëmundje të tilla nuk e ka të lehtë kur sulmohet nga një virus. Pacientët e dallojnë shumë vonë rrezikun e heshtur, nganjëherë pas një hemoragjie cerebrale apo infarkti. Për viruset një sistem i dobësuar imunitar është një viktimë e mirë.
Kanceri
Nga infeksionet janë të rrezikuar edhe pacientët e sëmurë nga kanceri. Terapitë e ndryshme e dobësojnë sistemin imunitar. Në Gjermani çdo ditë sëmuren afër 1400 vetë nga një sëmundje kanceri. Disa qindra mijëra janë në trajtim ose terapi. Këtu bën pjesë edhe kimioterapia. Mjekët përdorin në këtë rast Citostatika që të luftojnë shtimin e qelizave të kancerit. Por ato nuk sulmojnë vetëm qelizat kanceroze, por edhe ato të rëndësishme për trupin. E gjitha kjo ka efekt në sistemin mbrojtës imunitar. Trupi është më i rrezikuar për viruset e ndryshme. Se në cilën masë është trupi i prekur, kjo varet nga lloji i kancerit dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Sidoqoftë njerëzit që marrin kimioterapi apo rrezatim duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mënjanuar infeksionet. Ata duhet të qëndrojnë larg për shembull nga njerëzit me infeksione.
Viruset transmentohen shpesh përmes teshtimës apo dhënies së dorës. Kur teshtin apo kollitet një i sëmurë, infeksioni përhapet në një rreze jo të vogël. Për pacientët me kancer kjo mund të rrezikojë edhe jetën.
Supresivët e imunitetit
Një sëmundje tjetër e rrezikshme është edhe ajo autoimunitare. Në raste të tilla mjekët i japin pacientëve supresivë imunitarë. Ato kanë efektin e dobësimit të sistemit imunitar që vepron kundër vetes, pra kundër trupit duke e sulmuar atë. Këto medikamente kanë efektin e dobësimit të sistemit imunitar ose të çaktivizimit të tij. Ky organizëm është shumë i cënuar nga viruset e ndryshme të gripit apo corona. Këtu bëjnë pjesë njerëzit me sklerozën e shumëfishtë, reumatizëm apo ata me sëmundje inflamative të zorrës së trashë, si Morbus Crohn. Edhe njerëzit me Sida i marrin ilaçe të tilla.
Supresivët, pra dobësuesit e sistemit iminutar ndihmojnë nga njëra anë për mbajtjen nën kontroll të sistemit imunitar, nga ana tjetër e dobësojnë atë. Kur viruset kanë sezonin e tyre njerëz të tillë duhet të kenë shumë kujdes. Por duhet thënë: Disa virusë nuk pyesin dhe rrezikojnë edhe personat pa sëmundjet e lartpërmendura. Pra kujdesin dhe higjienën duhet ta kenë të të gjithë./DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38