Flash News

KRYESORE

Pse është takuar Saimir Tahiri me Orges Liperin? Haxhiaj ftesë gazetares: Më pyet në emision televiziv

Pse është takuar Saimir Tahiri me Orges Liperin? Haxhiaj ftesë

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia në një deklaratë për median pas seancës gjyqësore është shprehur se skafi i përdorur nga Saimir Tahiri dhe familja e tij është e një biznesmeni.

“Skaf që ka udhëtuar Tahiri është i një biznesmeni që ia ka marrë për një udhëtim. Skafi është i blerë, i doganuar” u shpreh Haxhia.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se përse Tahiri ka drekuar me orges Liperin,  avokati u shpreh, “Më pyet në një emision televiziv”.

Pjesë nga komunikimi i Haxhiajt me gazetarët:

Prokuroria tha se është e paqartë se si ka hyrë skafi në Shqipëri

Në drejtësi nuk ka t’i thua unë them. Në prokurori ka “unë provoj me këto dokumenta këtë pretendim”.

Masa për Tahirin:

Ne jemi të bindur se ky vendim do të prishte nga gjykata e apelit. Është një argumentim ligjor.  Është një masë e përsëritur nga e njëjta gjyqtare. Është një masë e prishur herën e parë.  Herën e parë është dhënë masa për ndalim për të dalë jashtë shtetit. Këtë radhë u pozicionua në një nga masat më ekstreme.

Pse është takuar Samir Tahiri me Orges Liperin?

Më pyet në një emision televiziv.

Të fundit