Flash News

KRYESORE

Pse humb PD në zgjedhje? Berisha ka një zgjidhje për fitoren

Pse humb PD në zgjedhje? Berisha ka një zgjidhje për fitoren

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh, është pyetur në lidhje me protestën e opozitës dhe rezultatet në zgjedhje.

I pyetur nga gazetari Fevziu, se përse opozita humb në zgjedhje, Berisha u shpreh se arsyeja e vetme është se Edi Rama nuk bën zgjedhje pasi sipas tij, përdor metoda për vjedhjen e tyre.

“Sepse Rama nuk bën zgjedhje”, u shpreh Berisham ndërsa zgjidhja sipas tij, është përdorimi i të gjitha mjeteve të mosbinjdes civile.

Më tej, teksa e krahasoi Ramën me liderin e Venezuelës, Nicolas Maduro, Berisha u shpreh se, “Maduro (Rama)duhet të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”.

Më tej i pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte në krye të opozitës, Berisha u shpreh: “Po të isha në krye të opozitës unë do ndiqja këto që bën opozita sot. Unë e përgëzoj opozitën. Maduro është ai që nuk lejon venezelianët për të votuar të lirë në zgjedhje”.

Të fundit