Flash News

KRYESORE

Pse i fiton gjithmonë tenderat firma e Sadri Abazit? Njerëz të tij në Komisionin e Prokurimeve Publike

Pse i fiton gjithmonë tenderat firma e Sadri Abazit? Njerëz të

Njerëz të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, kanë poste kyçe në Komisionin e Prokurimeve Publike. Politiko.al, nëpërmjet burimeve të veta, ka konfirmuar se Jonaid Myzyri, i cili ka qenë më parë menaxher në kompanitë e deputetit socialist, mban një post të rëndësishëm në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Myzeqari punon në zyrën e Ankesave, që do të thotë se, nëse një firmë tjetër humbet një tender përballë firmës 'Alko Impex' të Sadri Abazit, ankimtari duhet të paraqitet te ish-punonjësi i deputetit dhe lidhja e tij në KPP.

Deputeti i PS i ndihmuar edhe nga kolegu i tij Taulant Balla, ka siguruar një tender prej 780 milionë lekësh në Bashkinë e Librazhdit.

Politiko raportoi dje nje radhe shkeljesh ligjore te firmes Alko Impex.

Të fundit