Flash News

KRYESORE

Pse ka mungesa në farmaci? Manastirliu: Maskat nuk parandalojnë virusin, janë për të sëmurët

Pse ka mungesa në farmaci? Manastirliu: Maskat nuk parandalojnë

Pasi Italia po përballet prej ditësh me përhapjen e virusit Covid-19, ka ngjallur jo pak frikë dhe panik në vendin tonë.

Për këtë, qytetarët kanë rendur të marrin masat e para individuale nëpër farmaci, por janë përballur me mungesë maskash.

Në media është raportuar se në farmacitë e Tiranës është vënë re mungesë e maskave, e për këtë është pyetur sot ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Pas mbledhjes së Task-Forcës në Rinas, ministrja thotë se maskat nuk parandalojnë virusin, por janë për qytetarët që kanë probleme në shëndet. Sipas saj, personeli mjekësor është i pajisur me maskat dhe mjetet e duhura.

“Do jetë përgjigje ku do bazohem ekspertëve. Jo për ta politizuar situatën, por për të folur teknikisht. Maskat nuk parandalojnë në raport me virusin, janë për qytetarët tek ata që kanë probleme në shëndet apo i shërbejnë dikujt që është i sëmurë.

Kemi bërë një verifikim paraprak të importeve të maskave për ndryshme, ekzistojnë kompani që janë distributorë dhe kanë gjendje në depo. Spitalet dhe qendrat shëndetësore disponojnë mjetet ndihmëse , maska e doreza.

Sa i përket rrjetit farmaceutik varet nga ai se është privat , varet nga porositë. Tregu në raport me importet ka stokun e mjaftueshëm që të përballojë”, shprehet ministrja.

A do mbyllen kufijtë dhe shkollat pas ‘goditjes’ së Italisë nga coronavirus? Manastirliu: Vetëm kur kemi një situatë epidemie

Të fundit