Flash News

KRYESORE

Pse Kim Kardashian zgjodhi të pozonte me familjen e saj dhe jo me motrat për kartolinën e Krishtlindjes

Pse Kim Kardashian zgjodhi të pozonte me familjen e saj dhe jo me motrat
Kim Kardashian është e para e familjes së madhe Kardashian-Jenner që ka pozuar për kartolinën e Krishtlindjes. Një foto familjare me bashkëshortin dhe katër fëmijët, të cilët janë veshur shumë thjesht, me kostume sportive të së njëjtës ngjyrë. Ishim mësuar që çdo vit të shihnim të gjitha motrat Kardashian-Jenner teksa pozonin bashkë me fëmijët e tyre, por mesa duket kjo gjë e ka lodhur Kim, e cila edhe vjet ka hasur në përplasje me motrat në organizimin e fotos. Prandaj këtë vit ka zgjedhur ta realizojë vetëm me familjen e saj. Këtë ka thënë një burim për "People": “Ka qenë e vështirë për ta për vite me radhë që të bëheshin të gjithë bashkë për kartolinën e Krishtlindjes. Vitin e kaluar kur Kim e organizoi pati shumë ankesa. Kjo gjë e stresoi vërtetë shumë. Ajo nuk po i duronte dot më dramat dhe vendosi të bënte vetëm 1 për familjen e saj këtë vit. Ajo e di që fansat do donin të shikonin familjen e plotë bashkë, prandaj ishte e rëndësishme për të që të publikonte një foto speciale."
 
View this post on Instagram
 

The West Family Christmas Card 2019

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Të fundit