Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vladimir Gligorov/ Novi Magazin
Nuk ka ndërmend të shkruaj këtu për marrëdhëniet politike, as edhe për ato kishtare, jo që jo. Vetëm për atë sesi shkuan punët pas pavarësimit të Malit të Zi. Mendoj se nuk është e paarsyeshme të supozohet se Mali i Zi do të zhvillohej, ekonomikisht, pak a shumë si Serbia, sikur të kishte qëndruar në të njëjtin shtet më të. Këtë, natyrisht, nuk mund ta dimë, sepse kjo është një pohim hipotetik dhe pa fakte. Kësisoj më shumë mund të supozojmë mbi atë që kanë qenë pritmëritë, nëse ka patur të tilla, e votuesve malazezë kur u shprehën në referendum. Në çdo rast, pritmëria ka qenë se do të jetë më mirë nëse rikthejnë shtetin e pavarur.
Krahasimet do të ishte më mirë të tregohen nëpërmjet grafikëve, por unë këtu kam pak hapësirë dhe po ashtu grafikët nuk duken bukur nëpër gazeta. Kësisoj do të mbështetem në vetëm disa të dhëna në shifra dhe në fjalë.
Më së pari, si qëndrojnë punët në prodhimin real për frymë? Në momentin e ndarjes, Mali i Zi kishte Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) real për frymë të popullsisë më të madh sesa atë të Serbisë. Mali i Zi në vitin 2007, kishte diçka më pak se pesë mijë euro, ndërsa Serbia diçka më shumë se katër mijë euro. Ndërsa në vitin 2018, PPB real për banor të Malit të Zi ishte më shumë se 6.200 euro, ndërsa për Serbinë njëmijë euro më pak. Sipas fuqisë blerëse, PBB për banor të Malit të Zi ishte mezi diçka më shumë se ajo serbe, ndërsa në vitin 2018, ishte rreth 50% e mesatares së BE-së, ndërsa Serbia mezi i kapte 40%. Ndryshimi i madh është bërë pikërisht pas vitit 2012, dhe në mënyrë të veçantë pas vitit 2015.
Që nga viti 2013 deri në vitin 2018, rritja ekonomike e Malit të Zi është tejet më e shpejtë sesa rritja e ekonomisë serbe. Me rreth dhjetë përqind, nëse thjesht mbledhim mesataret vjetore të rritjes ekonomike; natyrisht shumë më tepër në mënyrë kumulative. Duhet mbajtur parasysh se dallimi i lindur në zhvillim, së paku sipas këtij indikatori më të përgjithshëm, nuk mund të kalohet lehtë dhe shpejt. Serbisë do t’i duhen vite të tëra ta arrijë Malin e Zi, Gjë që është gjithsesi një konkluzion që ia vlen të merret parasysh.
Sepse, në shtetin e përbashkët, dhe këtu mendoj për Jugosllavinë e para vitit 1991, Mali i Zi bënte pjesë në grupin e republikave të pazhvilluara dhe ishte përdorues i fondeve për republikat më pak të zhvilluara dhe krahinën e Kosovës. Krahas kësaj, merrte edhe donacione buxhetore. Që para pavarësimit, por sidomos para vitit 2006, Mali i Zi është i pavarur nga pikëpamja fiskale, pra nga të ardhurat dhe detyrimet e tij, mbulon shpenzimet e tij. Dhe sikurse e paraqita më lart, Serbia ka PPB për banor më të vogël.
Edhe ky krahasimi tjetër nuk është në favor të Serbisë. Ndoshta ka kuptim vetëm të tregojmë atë sesa këto dy shtete investojnë. Këtu janë interesante dy gjëra. Njëra është se pjesa e investimeve në prodhimin vendas të Malit të Zi është tejet më e madhe sesa pjesa në Serbi. Megjithëse të dy vendet deri në krizën e vitit 2008-2009, kishin nivele të larta investimesh. Këtu është me interes të nënvizojmë se me sa duket, pavarësimin e Malit të Zi, investitorët e kanë parë si një akt shumë pozitiv.
Gjëja tjetër është se pas krizës qeveritë malazeze filluan investime të rëndësishme në infrastrukturë, proces që vazhdon ende. Do t’i kthehem më vonë kësaj. Qeveritë serbe vetëm kohët e fundit kanë nisur projekte të rëndësishme infrastrukturore. Se cilët janë të menduara më mirë dhe kanë ndikim më të madh në ekonominë e përgjithshme, kjo mbetet për t'u parë. Madje edhe për këtë Serbia ngelet prapa Malit të Zi.
Për Malin e Zi këto investime kanë rëndësi sepse është vend i vogël me dallime të mëdha rajonale. Duke patur parasysh gjeografinë, është e qartë se duhen pak përpjekje për të investuar që të lidhet bregu i detit me brendësinë e vendit. Por lidhja nuk është vetëm e rëndësishme në kuptimin që njerëzit dhe mallrat të lëvizin më lehtë për edhe për shkak të harmonizimit në përparësive komparative të vendit.
Sepse në Mal të Zi, megjithëse sektori i shërbimeve është dominues dhe i tillë do të mbetet, për më tepër edhe do të rritet, do të rritet edhe rëndësia e tij kur të lidhen me infrastrukturë të gjitha pjesët e vendit, gjithsesi është e qartë se Veriu i Malit të Zi por edhe pjesë të tjera kontinentale nuk mund të specializohen për shërbime turistike. Por mund të kenë përparësi në një apo në një lloj tjetër të industrisë nëse kanë akses më të lehtë në porte dhe kësisoj edhe në tregje. Kjo pa dyshim vlen edhe për territoret kufitare të Serbisë.
Në ndryshim nga Mali i Zi nuk është e ditur nëse investimet infrastrukturore në Serbi janë harmonizuar me përparësitë komparative. Sepse, si vend që nuk ka dalje në det, përparësitë komparative serbe janë te industria (edhe te bujqësia por këtë po e lë mënjanë). Megjithatë, nuk është e qartë sesa infrastruktura e vjetëruar është faktor kufizues i zhvillimit industrial të Serbisë. Kësisoj është pak e qartë nëse investimet serbe në infrastrukturë do të justifikojnë veten nga ana ekonomike, gjë që me ato të Malit të Zi është krejt e qartë.
Kështu, pritmëritë, për të cilat fola në fillim të këtij shkrimi, ndoshta mund të kenë qenë më të mëdha, por në masën që ato deri tani kanë qenë pozitive, zhvillimi i Malit të Zi pas pavarësimit i ka justifikuar. Jo në Serbi.
*Përktheu për Politiko: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38