Flash News

KRYESORE

Pse Meghan dhe Kate nuk veshin kurrë ngjyrën portokalli

Pse Meghan dhe Kate nuk veshin kurrë ngjyrën portokalli

Dukeshat Meghan Markle dhe Kate Middleton janë dy nga gratë në familjen mbretërore angleze më të ndjekura sa i takon klasit dhe shijes në veshje. Fansat i ndjekin shumë dhe ato ndikojnë në tendencat e veshjes së tyre.

Ato të dyja kanë stile të ndryshme, por respektojnë rregullat strikte të pallatit mbretëror. Një nga rregullat mbretërore për Kate dhe Meghan, është se nuk mund të veshin asnjëherë ngjyrën portokalli. Sado e çuditshme t’ju duket, të dyja dukeshat nuk mund të veshin ngjyrën portokalli, pasi në familjen mbretërore kjo ngjyrë është e ndalur.

Kjo traditë 300-vjeçare nuk është e shkruar askund, por arsyeja pse gratë e familjes mbretërore nuk mund ta veshin është sepse portokallia nuk del asnjëherë bukur në foto dhe duhet të shmanget me çdo kusht.

Të fundit