Flash News

KRYESORE

Pse Meta sulmon kreun e KED? Balla: Dvorani ishte gjyqtar i dosjes së tij, mund të ketë kërkuar edhe burg  

Pse Meta sulmon kreun e KED? Balla: Dvorani ishte gjyqtar i dosjes së tij,

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani si ‘ushtar të partisë’ dhe se përgatit ‘lista mafioze’ për emërimet e gjyqtarëve.

Nga kuvendi ku sot diskutohet projekt-rezoluta pasi presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Balla tha se presidenti po përpiqet të pengojë Reformën në Drejtësi dhe për të nxitur një krizë kushtetuese.

“Ka tentativa për të nxitur një krizë kushtetuese dhe presidenti do të mbahet mend gjatë pasi doli dhe u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në gjykatë.  Presidenti ynë po bën c’është e mundur për të frenuar reformën në drejtësi.

Është e papranueshme që si kreu i shtetit do të përgojojë drejtues të institucioneve të tjera të vendit. Nuk mund të marrë nëpër gojë kreun e KED, por duhet të jetë i fundit për tu marrë me Dvoranin sa kohë ishte një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të tij, dhe ka patur mendim kundër me 4 anëtarët e tjerë dhe për rastin në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”, tha Balla.

Sipas tij, projekt rezoluta e diskutuar sot në Kuvend synon shmangien e krizës kushtetuese, pasi Kuvendi u informua se presidenti kishte nxjerrë një dekret për emërimin e Xhaferllarit, e cilësuar në kundërshtim të hapur me parashikimet kushtetuese dhe kompetencat e presidentit.

Balla tha se për këtë vend vakant, është emëruar automatikisht Arta Vorpsi.

Të fundit