Flash News

KRYESORE

Pse njerëzit inteligjent janë më të lumtur kur udhëtojnë vetëm?

Pse njerëzit inteligjent janë më të lumtur kur

Nëse preferon të udhëtosh vetëm dhe jo me një grup të madh, kjo ndoshta do të thotë sepse ti je shumë i zgjuar. Sipas studimit "British Psychological Society", njerëzit inteligjent kanë më shumë premisa të ndjejnë një kënaqësi më të vogël kur shoqërohen më njerëz të tjerë.

Të dhënat e marra nga 15000 persona nga 18 deri në 28 vjeç, tregojnë se njerëzit që jetojnë në qytete të mëdha janë më pak të lumtur sesa ata që jetojnë në zonat rurale. Për një njeri normal, jeta në grupe të vogla dhe jeta aktive me miqtë është çelësi i lumturisë. Por, komplet e kundërta ishte për njerëzit inteligjent.

Një psikolog thotë që njerëzit e zgjuar janë gjithmonë duke bërë ndonjë punë të rëndësishme. Nëse atyre i merr kohë nga axhenda për të bërë diçka relaksuese, ata mendojnë se kjo shkëputje nënkupton se ata janë të pavlerë dhe në vend që të ndihen më mirë me shoqërinë, lumturia e tyre zhduket nga ndjesia e pavlefshmërisë.

Por përsëri disa pyetje qëndrojnë:

  • A janë njerëzit e zonave urbane jo të lumtur kur shpërngulen në qytet apo a kanë qenë gjithmonë jo të lumtur dhe thjesht i kap jeta urbane?
  • A janë njerëzit më inteligjent sepse nuk shoqërohen shumë apo nuk shoqërohen shumë sepse janë inteligjent?

Ndoshta është koha që të rezervoni një udhëtim solo dhe të mendoni për përgjigjet.

Të fundit