Flash News

KRYESORE

“Pse nuk dorëhiqesh?”, Rama i përgjigjet pyetjes së gazetarit: Nuk është si lojërat e Gim Fagut

“Pse nuk dorëhiqesh?”, Rama i përgjigjet pyetjes së

Kryeministri Edi Rama është pyetur drejtpërdrejtë nga gazetarët për arsyen përse nuk dorëhiqet për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike.

Rama i është rikthyer sërish 1 milion votave të 2013-ës, duke theksuar se në demokraci qeveris ai që fiton.

Sipas kryeministrit, qeverisja është përgjegjësi dhe se qeveria nuk mund të lihet pa shofer.

“Në demokraci qeveris ai që fiton. Ne ishim koalicioni që morëm një lemeri votash, që do të thotë se është ndarë kjo punë dhe nuk jemi thërritur të shpejgojmë si funksionon demokracia. Historia që morët 1 milionë vota, por janë edhe 2 milionë të tjerë që… nuk funksion kështu. Pakica mund të marrë garancinë që në garë do të jetë e barabartë me shumicën dhe jo ndryshimin pushtetit në tavolinë. Këtu nuk bëhet fjalë për një lojë me top me porta të vogla te fusha e qymyrit, dhe as për një lojë basketbolli kur Gim Fagu thoshtë 5-shja e parë dhe unë po bëhem me kalamajtë dhe hajde të shohim kush fiton. Bëhet fjalë për përgjegjësi, qeveria është përgjegjësi. Ju them se po të shikoni agjendën time në zyrë, politika zë 30% të kohës, 70% e zë puna. Nuk mund të lihet qeveria si një makinë pa shofer dhe pa motorr, e të dalim në fushë dhe luajmë me top. Kam bërë një propozim që e kam konsultuar gjerë e gjatë brenda nesh dhe duke marrë në konsideratë pozicionin tonë kur ishim në opozitë. Propozimi është shumë i sinqertë dhe mekanizimi është funksional”, u shpreh Rama.

Të fundit