Flash News

KRYESORE

Pse nuk kanë publikuar fotot e dasmës së Sarës dhe Ledionit, Lori Hoxha tregon të vërtetën

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços u shoqërua me lajme të shumta nga mediat shqiptare. Megjithëse u kujdesën shumë që të mos dalë asnjë detaj nga dasma, disa nga të ftuarit publikuan disa foto, ku arritëm dhe të shihnim Sarën nuse.

Megjithëse, çdo foto e video është shkrepur nga larg.

Akoma nuk kemi parë një foto të plotë dhe me detaje të nuse Sarës e dhëndërr Ledionit.

Për këtë, Lori është pyetur mbrëmjen e djeshme në Instagram nga fansat,  në opsionin “ask me”. Një nga ndjekësit i shkruan Lori se përse nuk kemi asnjë foto të plotë të look-ut të saj. Dhe Lori i përgjigjet duke thënë:

“Ende po pres fotot për vete,”- shkruan Lori.

Kjo na bën të kuptojmë arsyen pse nuk i kanë publikuar akoma pasi mesa duket çdo postim do jetë i kuruar deri në detaje dhe me programet e përpunimit të fotove.

Të fundit