Flash News

KRYESORE

Pse nuk ngjan Albin Kurti me politikanët shqiptarë? Xhunga: Nuk luan me fjalët, beson tek ato

Pse nuk ngjan Albin Kurti me politikanët shqiptarë? Xhunga: Nuk luan

Gazetarja, Rudina Xhunga mendon se kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti nuk ngjan me politikanët shqiptarë. E ftuar në emisionin “Provokacia” në ABC News, Xhunga tha se Albini është politikani i vetëm shqiptar, që jo thjesht luan me fjalët, por që beson te fjalët.

“Kam dëgjuar ta quajnë populist, por ai është pragmatist. Është një djalë që ka mësuar rrugës si të komunikojë politikisht, pa i ikur apo fshehur, besimit të tij. Është politikani i vetëm shqiptar, që jo thjesht luan me fjalët, por që beson te fjalët, është nga më të diturit, të kulturuarit, që unë kam intervistuar”-tha Xhunga.

Më tej gazetarja tha se Kurti është një njeri i formuar kulturalisht, faktor i rëndësishëm për të qenë politikan sipas saj.

“Kultura është e rëndësishme për të qenë politikan. Ne kemi pasur dhe kemi kaq shumë politikanë injorantë, sa unë që i kam intervistuar 4-5 herë, më duket sikur jesh politikan, duhet të jesh injorant. I jemi nënshtruar faktit të kryer, ndaj na habit Albini”-tha gazetarja në emisionin Provokacia.

Të fundit