Flash News

KRYESORE

Pse nuk pati ndryshime në qeveri? Fatos Lubonja flet për dy ministrat që duhet të largoheshin

Pse nuk pati ndryshime në qeveri? Fatos Lubonja flet për dy ministrat

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke u ndalur së fundmi te një nga çështjet më të debatuara, ndryshimet në kabinetin qeveritar, ashtu siç pati paralajmëruar edhe vetë kryeministri Edi Rama disa muaj më parë.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News 24’, Fatos Lubonja tregon pse Rama nuk pranoi të kryej ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, gjatë punimeve në Asamblenë Kombëtare të PS.

“Që të bësh ndryshime në Qeveri do të thotë që të kesh bërë njëfarë analize për ndonjë farë gabimi apo përgjegjësie gjatë qeverisjes. Ndërkohë që qeverisja e rilindësve me në krye Ramën, është refuzimi i çdo lloj gabimi, përgjegjësie, korrigjimi. Atëherë pyetja është pse duheshin këto? Doli kjo nga PS si nën zë, si për të thënë se ‘shiko, ne i pranojmë ca gjëra’, apo doli nga mediat si një dëshirë e publikut. Unë nuk e di pse duhej të largohej Gjiknuri apo Ahmetaj, sepse këta ishin dy ministrat më të përfolur, ndërkohë që nuk dimë për çfarë, ku është përgjegjësia e tyre. Pastaj u tha që ata i kishin thënë diçka Ramës, dhe ai nuk i hoqi. Në rastin më të mirë do të ishte të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë, siç thotë një fjalë e urtë”.

I pyetur a duhet të ikte Gjiknuri dhe Ahmetaj, analisti tha: “Për mua duhet të ikë gjithë qeveria, me gjithë kryeministër në krye. Në një vend normal kështu do ndodhte, me gjithë këto gjëra që kanë ndodhur”.

Të fundit