Flash News

KRYESORE

Pse nuk përjashtohet Rraja njësoj si Tahiri? Taulant Balla: Tani t’i ndajmë i çik rastet...

Pse nuk përjashtohet Rraja njësoj si Tahiri? Taulant Balla: Tani

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nuk sheh ngjashmëri sa i përket skandalit të deputetit Rrahman Rraja me atë të ish-deputetit Saimir Tahiri.

Në një intervistë për ‘Tv Klan’, Balla tha rastet nuk janë njësoj pasi për Rrajën nuk ka një akuzë të ngritur nga prokuroria.

“Tani t’i ndajmë i çik rastet, akuza në rastin e Tahirit është ngritur nga prokuroria. Sot, nuk ka një akuzë të ngritur nga prokuroria për këtë çështje”, u shpreh Balla.

Zyrtari i lartë i PS lëshoi sërish akuza ndaj nënkomisari Emiljano Nuhut dhe opozitës shqiptare, si inskenues të këtij skandali.

“Sot jam unë ndërmjet prokurorisë së vendit tim dhe thashethemeve të fabrikuara të SHQUP-it me elementë kriminale që janë disa prej tyre ende në Policinë e Shtetit, që i bëjnë dëm të madh imazhit të shtetit. Ka një dallim të madh. Këtu kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur nga një dezertor i Policisë. Ditën që do ketë një akuzë nga prokuroria për këtë çështje dhe dje është marrë vendimi qoftë nga prokuroria, qoftë nga gjykata. Dhe nuk një kallëzim nga ana e prokurorisë apo fillin procedimi penal, atëherë do presim deri në fund. Unë po iu them një gjë me bindje: Në fund të kësaj historie, të këtij inskenimi të turpshëm për pjesën e tretë të dosjes, Luzim Basha kësaj radhe nuk do t’ia hedhë paq”, shtoi Balla.

Taulant Balla akuzohet nga nënkomisari Nuhu si një prej personave që ndodhej në zyrën e tij kur u kërcënua me armë në kokë nga vëllai i deputetit Rrahman Rraja. Nuhu kishte ndaluar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit, pas akuzave për dhunë nga ish-e dashura, por ky veprim u kundërshtuar nga zyrtarët e PS.

 Çështja Rraja/ Deputeti socialist konfirmon padashje mungesën e demokracisë në PS

Të fundit