Flash News

KRYESORE

"Pse nuk ushqen fëmijën me gji", përgjigja alla Chrissy Teigen për komentuesen

Chrissy Teigen është një nga të famshmit më aktiv në rrjetet sociale, shpesh herë komenton dhe diskuton me ndjekësit e saj që i shkruajnë në rrjetet sociale. Ajo nuk ia përton fare dhe përgjigjet e saj janë gjithnjë shumë të veçanta dhe përbëjnë lajm. Njësoj siç ka ndodhur në komentin e saj të radhës.

John Legend, bashkëshorti i Chrissy-t ka postuar një foto ku shihet bukuroshja Teigen që po ushqen djalin me biberon. Dhe një  komentuese i shkruan:

"Ju nuk i jepni më gji fëmijës?"

Dhe Chrissy që i përgjigjet:

“John kurrë nuk e ushqen me gji Miles”.

Modelja ka ironizuar ndjekësen që ka komentuar në profilin e John Legend dhe nuk i ka dhënë asnjë shpjegim. Dhe në fakt Chrissy i ka ushqyer të dy fëmijët me gji dhe shpesh herë i ka postuar dhe në rrjete sociale këto momente.

 

Të fundit