Flash News

KRYESORE

Pse nuk votoi te Kënga Magjike, flet reperi: S’kam dashur të ndikoj në raportet artistike

MC Kresha ka folur për herë të parë se përse nuk pranoi të votojë te Kënga Magjike. Ai mori pjesë me këngën “Psikopatja jote”, në bashkëpunim me Fifin dhe fitoi çmimin e tretë në këtë edicion, por nuk u bë pjesë votimeve mes kolegësh artistë.

I ftuar në emisionin NIN të Klan Kosovës ai tregon pse e mori këtë vendim.

“Nuk kam dashur të ndikoj në raportet artistike që i kanë artistët mes veti edhe që mos më del dikush e të më thotë: ‘Mi dhe kaq pikë’. Kënga ka qenë e Fifit dhe nuk e kam parë të rrugës dhe e falënderoj Fifin që ka pranuar t’i japë votat vet”, deklaroi ai.

Të fundit