Flash News

KRYESORE

"Pse partitë nuk i duan listat 100% të hapura?", Fuga: Lidershipet politike kanë monopolizuar qeverisjen

"Pse partitë nuk i duan listat 100% të hapura?", Fuga:

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me përplasjet e fundit politike për hapjen ose jo 100% të listave.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, pedagogu argumenton përse partitë politike nuk i duan listat e hapura, teksa thekson se lidershipet politike kanë monopolizuar qeverisjen.

Fuga shpjegon se lista është e hapur kur partia merr aq vota sa marrin kandidatët e saj në listë dhe shton se ata që nuk i duan listat e hapura, kanë tmerr prej tyre.

Postimi i plotë:

Një furtunë e kotë: lista të hapura dhe lista të mbyllura! Sepse askush nuk i do listat e hapura! Kollaj zgjidhja përndryshe!

Cila parti dëshiron shkon në zgjedhje me listë të hapur, kush nuk do shkon me të mbyllur. Kaq e thjeshtë është ndërkohë vijnë kot vërdallë! Kanë tmerr nga listat vertetë të hapura! Lista është e hapur vërtetë kur partia merr aq vota sa marrin kandididatët e saj në listë.

Kush e pranon këtë nga lidershipet e sotme politike? Askush! Sepse lidershipet politike kanë monopolizuar qeverisjen!

Ndryshe nuk shpjegohet! Monopolet janë kudo, në ekonomi, tregti, emërime, administratë, por edhe në politikë, në kolltuqet e deputetëve, madje disa kanë monopolizuar edhe segmente të opozitës!

Të fundit