Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Besnik Mustafaj
Partia Demokratike nuk është më një parti e re. Sivjet ajo mbush 28 vjet nga themelimi. Megjithatë, do të kisha thënë pa mëdyshje se historia e saj është më e pasur, më e madhe nga ç’përfytyrohet se mund të ndodhë zakonisht në jetën e çerekshekullore të një force politike. Kjo sepse sfidat, me të cilat është përballur shoqëria jonë dhe kombi ynë gjatë kësaj periudhe kanë qenë të tilla, sfida ndryshimesh epokale. Nuk është rastësi, nuk është as fat, që në krye të vendit, për t’i udhëhequr shqiptarët dhe për t’i frymëzuar ata në përballjen me këto sfida, ka qenë pikërisht Partia Demokratike. Kam parasysh këtu arritjet më kryesore që ka shënuar tashmë Shqipëria, si në politikën e brendshme edhe në atë të jashtme në përgjithësi, e posaçërisht në procesin e integrimit euroatlantik. Antarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës, Antarësimi në NATO, Nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit me Bashkimin Europian dhe heqja e vizave për shqiptarët që udhëtojnë në hapësirën Shchengen, janë arritur të gjitha nën qeverisjen e Partisë Demokratike
Gjatë kësaj periudhe 28 vjeçare Partia Demokratike ka kaluar disa herë në ciklin opozitë– pushtet, siç është e natyrshme vetëm për një parti të madhe. Me një organizëm të aftë për të mbajtur përgjegjësitë e rënda dhe me vetëdije të kthjellët për të kuptuar dhe analizuar drejt konsumimin nga pushteti, domethënë edhe gabimet e veta, Partia Demokratike ka arritur disa herë fitoren më të vështirë, që është fitorja kundër vetvetes, duke u ripërtërirë pareshtur. Te ky organizëm politik me aftësi të rralla përtëritëse e gjej unë shpjegimin për faktin se kjo parti është sot e vetmja e mbijetuar ndër partitë që frymëzuan dhe udhëhoqën procesin e paimagjinueshëm të çmontimit të sistemit diktatorial në vendet ish–komuniste. Partia Demokratike ka kështu një përvojë politike të jashtëzakonshme, e cila përbën edhe fondin e artë të kujtesës së saj politike.
Kjo kujtesë duhet të jetë shtyllë kurrizore e patjetërsueshme në identitetin e sotëm e të nesërm të Partisë Demokratike.
Kjo që po them ka nevojë për një shpjegim pak më të zgjeruar. Sepse marrëdhëniet me kujtesën janë gjithmonë të ndërlikuara dhe komplekse, sidomos në rrethanat kur shumë nga protagonistët dhe dëshmitarët e historisë, që përbën kujtesën, janë ende gjallë dhe, fatmirësisht, me shëndet mendor dhe fizik të mirë, siç është rasti me ne, e kam fjalën për ne, që u gjendëm në vorbullën e ngjarjeve të fillimit të viteve ’90. Pjesa më e madhe e atyre, që udhëheqin sot Partinë Demokratike, ishin asokohe fare të vegjël ose në fillim të adoleshencës. Nuk mund të pritet nga ata, që kujtesën e Partisë Demokratike ta kenë përvetësuar në mënyrë të drejtpërdretjë. Kujtesa, për të cilën po flas unë, bëhet pronë e tyre si një sintezë, në të cilën ata aderojnë me bindje për t’u frymëzuar prej saj, për të mësuar prej saj dhe doemos për ta pasuruar me rezultatet që do të arrijnë. Më duket me vend të theksoj në këtë rast se kujtesa politike bëhet pronë e demokratëve të rinj si një sintezë programore dhe, jo siç dëgjoj shpesh të thuhet, se një qëllim i tillë mund të arrihet përmes ndërthurjes së brezave në drejtimin e partisë. Kjo pikëpamje më duket tepër e thjeshtëzuar. Ndërthurja e brezave ka sigurisht rëndësinë e vet në praktikën politike për t’i dhënë efikasitet shpërndarjes së ideve. Asgjë më shumë.
Nuk po them pra, kurrsesi, që të ngrihet një muze i kësaj kujtese si vend pelegrinazhi për demokratët e rinj. Kujtesa politike e një partie nuk është relikte muzeale. Nuk po ta them as që të organizohen cikle bisedash ku ne, veteranët, t’u flasim demokratëve të rinj për idetë që na frymëzuan dhe vështirësitë që hasëm për t’i zbatuar këto ide. Ky do të ishte një përdorim karikatural i kujtesës politike të Partisë Demokratike. Mbi të gjitha, kujtesa e Partisë Demokratike nuk është pronë e veteranëve të saj. Nuk po them as që Partia Demokratike duhet të shkruajë vetë historinë e saj për ta bërë atë të njohur te demokratët e rinj. Historia e Partisë Demokratike është pjesë thelbësore e historisë së Shqipërisë dhe i takon tjetër kujt ta shkruajë. Në fakt, unë nuk e kam aspak fjalën për atë pamje të kujtesës, e cila ilustrohet përmes muzeve, biografive të veteranëve apo monografive historike.
Unë e kam fjalën për kujtesën politike, e cila, siç e mendoj unë, përmblidhet te përgjigjet që ju ka dhënë Partia Demokratike sfidave të mëdha, të shtruara përpara shoqërisë dhe kombit tonë dhe rezultatet që ka marrë. Janë pikërisht këto përgjigje, mandej këto rezultate, përfshirë këtu edhe gabimet që janë bërë, që e vendosin filozofinë dhe aksionin politik të Partisë Demokratike qysh në gjenezë djathtas, duke e bërë atë alternativë serioze dhe të besueshme për zhvillimin e Shqipërisë, pra një alternativë të suksesshme në konkurim me alternativën e majtë. Te kjo alternativë mishërohen vlerat politike dhe morale të së djathtës. Në qasjen ndaj kësaj lloj kujtese unë shoh sot njëfarë shpërfillje nga ana e udhëheqjes së Partisë Demokratike në të gjitha nivelet. Në praktikën e aksionit politik, kjo lloj shpërfillje e bën dashje pa dashje këtë parti reaguese me tepri, në dëm të detyrës së saj kryesore për të qenë para së gjithash propozuese për opinionin publik. Reagimet denoncuese dhe kriticiste kanë rëndësinë e tyre të pazëvendësueshme në përditshmërinë politike të një partie të përgjegjshme, por janë krejt të pamajftueshme për të ndërtuar një identitet politik të qartë e me vazhdimësi, pa të cilin nuk fitohet besimi i elektoratit.
Për të qënë pak më konkret, po tërheq fare shkurtimisht vëmendjen tuaj te programi ynë i parë, ai tekst, me të cilin Partia Demokratike u paraqit për herë të parë përpara shqiptarëve, përballë Partisë së Punës, sot Partia Socialiste. Në atë tekst u përcaktua qartë qëndrimi, që do të kishte Partia Demokratike në vazhdim ndaj:
- lirive universale të njeriut
- tregut të lirë
- integrimit euroatlantik të vendit
- çështjes së Kosovës dhe në përgjithësi të shqiptarëve në viset e tjera të ish – Jugosllavisë
Unë mendoj se te ky tekst fillon kujtesa politike e Partisë Demokratike. Qysh në këtë tekst zanafillor projektohen tiparet e Partisë Demokratike si një parti e djathtë, moderne, europiane, me dallim të qartë filozofik dhe programor nga alternativa e majtë. Po ashtu, qysh në këtë tekst projektohet tipologjia e kësaj kujtese si një materie që nuk mund të jetë e ngurtë, sepse është e predestinuar t’i shërbejë me vitalitet aksionit politik të ditës dhe atij perspektiv. Kjo kujtesë nuk mund të mbyllet nëpër arshiva. Rrjedhimisht, kjo kujtesë është evolutive, për t’iu përshtatur në dinamikë zhvillimeve, por pa cënuar thelbin e vet parimor.
Duke thënë se kujtesa politike e Partisë Demokratike fillon me programin e saj të parë, nuk dua të le vend për keqkuptime lidhur me trashëgiminë e djathtë, nacionaliste, që vjen nga historia e Shqipërisë së para komunizmit. Kujtesa politike e Partisë Demokratike nuk është mohim i kësaj trashëgimie. Por nuk është as riprodhim gjenetik i saj. Marrëdhëniet e kujtesës politike të Partisë Demokratike me trashëgiminë 4e të djathtës shqiptare do të kërkonin shqyrtime të zgjeruara, për të cilat nuk është sot këtu koha as vendi. Po nënvizoj vetëm një fakt: Partia Demokratike i përket të djathtës europiane, të lindur pas Luftës së Dytë Botërore, një e djathtë pa komplekse, e cila pati idenë dhe guximin të themelonte Bashkimin Europian, një organizatë politike, diplomatike dhe ekonomike europiane, e pashembullt në historinë e kontinentit tonë, të cilës shtetet antare i deleguan me bindje një pjesë të sovranitetit të vet, gjë kjo e paimagjinueshme, mirëfilli një tabu për të djathtën tradicionale europiane të para Luftës së Dytë, përfshirë këtu edhe të djathtën tradicionale shqiptare. Në zanafillë, themelimi i Bashkimit Europian nuk ka ardhur si një konsensus midis të majtës dhe të djathtës. Në asnjërin nga 6 shtetet nismëtare të këtij Bashkimi nuk qeveriste në atë periudhë e majta.
Për ta mbyllur, dua t’i kthehem edhe një herë konstatimit tim se ka sot një farë shpërfilljeje nga demokratët ndaj kujtesës politike të Partisë Demokratike. Fakt është se kolonat e ngulura qysh në programin e parë të kësaj partie vazhdojnë të jenë të palëkundura në filozofinë e saj politike. Po ku e shoh unë atëherë shpërfilljen? Përgjigja më e shkurtër është: Në praktikën e saj politike. Përmenda pak më parë shproporcionin midis reagimit denoncues e kriticist dhe propozimit programor. Animi i balancës nga reagimi e shtyn Partinë Demokratike drejt një stereotipi sjelljeje, ku mungon hapësira për inovacion, sepse mungon koha për reflektim, i cili do të sillte pastaj edhe propozime për zgjidhje. Kujtesa e kësaj partie na mëson se shpresa e vrarë e shqiptarëve ngjallet vetëm përmes propozimeve bindëse. Po ashtu, Partia Demokratike duket sikur është kthyer në një parti kancelarie. Pothuaj i gjithë ligjërimi i saj publik bëhet nga selia e saj. Ndërkohë që kujtesa e Partisë Demokratike na mëson të kundërtën, që është zbritja e të zgjedhurve te militanti në radhë të parë e pastaj te qytetari votues. Përqëndrimi i ligjërimit politik në seli e bën komunikimin tepër vertikal, duke krijuar përshtypjen e nënvleftësimit të individit. Për pasojë, ky lloj komunikimi mobilizon pak ose aspak, gjithsesi, pamjaftueshëm për të fituar. Edhe vetë militanti bëhet pasiv, mbetet në pritje. Politika e djathtë është politika e vlerësimit të individit. Vetëm duke shkuar drejtpërdrejt tek ai, duke ndërtuar me të një marrëdhënie besimi dhe bashkëpunimi përmes verifikimit të drejtësisë së ideve, komunikimi politik bëhet horizontal dhe, pra, arrihet mobilizimi. Nuk ka rrugë tjetër që propozimet e Partisë Demokratike të bëhen kauza të qytetarëve. Kështu ka ndodhur sa herë që Partia Demokratike ka fituar.
*Autori e ka përgatitur këtë analizë për Tryezën "E djathta shqiptare dhe simbolet e saj", organizuar nga Fondacioni 'Konrad Adenauer' dhe Politiko.al. Titulli origjinal: Kujtesa e shpërfillur e demokratëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38