Flash News

KRYESORE

Pse pikërisht “Bindja Demokratike”? Patozi: Askush nuk e ka monopolin e opozitës

Pse pikërisht “Bindja Demokratike”? Patozi: Askush nuk e ka

Astrit Patozi është një nga themeluesit e partisë më të re ‘Bindja Demokratike”. I ftuar në “Top Talk”, ai tregoi se përse e quajti partinë “Bindja Demokratike” si dhe se çfarë pret kjo parti në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ne mendojmë se Shqipëria ka këtë periudhë problematike për shkak të një bindjeje demokratike që nuk është problem i shoqërisë, por i politikave të gabuara. Bindja demokratike që ekziston te vendet e Evropës Perëndimore, i nevojitet edhe shoqërisë sonë. Kjo është domethënia në vija të trasha dhe qëllimi ynë”, deklaroi Patozi.

Koordinatori i Bindjes Demokratike shtoi se “Shqipëria ka nevojë për një projekt të ri politik që duhet të godasë sistemin” dhe theksoi se “ky projekt është ëndrra e një grupi shumë të madh njerëzish”.

Ndërsa se çfarë pret nga zgjedhjet e 30 qershorit, ai tha: “Presim që të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Për ne, ka më shumë rëndësi cilësia e zgjedhjeve sesa rezultati”.

Teksa shtoi se sipas tij “nuk do ketë më qeveri false, parlament fals, apo opozitë false” dhe duke iu përgjigjur kritikave, Patozi u shpreh se askush nuk e ka monopolin e opozitës.

“Pozicioni i çdo qytetari varet nga raporti që ka me qeverinë. Unë nuk kam pasur asnjë sekond të jetës sime që nuk kam qenë përballë Partisë Socialiste. Ata janë të lirë të djegin mandatin, ndërsa unë jam i lirë të bëj diferencën me qeverinë dhe me ata që mendojnë se duke vrarë veten do të rrëzojnë qeverinë”, theksoi Patozi.

Kujtojmë që sot është publikuar logo e partisë dhe përbërja e anëtarëve të bordit: Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli.

Koordinator është zgjedhur Astrit Patozi, ndërkohë që bordi i përkohshëm do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

https://politiko.al/bindja-demokratike-publikon-logon-e-partise-dhe-emrat-e-anetareve-te-bordit/

Të fundit