Flash News

KRYESORE

“Pse po ikin të gjithë nga Top Channel?”, përgjigjen e jep Ledion Liço

“Pse po ikin të gjithë nga Top Channel?”, përgjigjen

Ikja e gazetarëve dhe moderatorëve më të mirë nga Top Channel ka ngjallur pyetje dhe nga publiku. Pse po ikin gazetarët?

Ka qenë pikërisht një ndjekëse e Ledion Liços e cila e ka pyetur moderatorin, i cili nuk ka nguruar të përgjigjet. Ata kanë replikuar sëbashku, por përgjigja përfundimtare e Liços ishte se, “Top është si Shqipëria, njerëzit shkojnë nga shkojnë, prapë këtu kthehen”.

Dialogu mes tyre:

-Komentuesja: Pse po largohen të gjithë nga Top Channel?

-Ledion Liço: Ku shkojnë pa mirë që largohen?

- Komentuesja: Ku shkojnë s’e di por dhe që është mbush vetëm me fëmijë në Top Channel s’është normale. Mendimi im.

- Ledion Liço: Punon në gjendjen civile ti?

- Komentuesja: S’ka të bëj. Jam thjeshtë prej vitesh simpatizantë e Topit. Tani që ju la dhe Jonida apo Adi më erdhi keq se e shihja me kënaqësi çdo Pasdite. Gjithsesi suksese. Ti je shumë i mire.

- Ledion Liço: Top është si Shqipëria, njerëzit shkojnë nga shkojnë, prapë këtu kthehen.

Së fundmi nga Top Channel janë larguar: Jonida Shehu, Elona Meço, Lira Burgjia, Idro Seferi, Adi Krasta, si dhe disa nga aktorët e Portokallisë.

 

Të fundit