Flash News

KRYESORE

Pse presidenti reagon më shumë se PD për Kodin e ri Zgjedhor? Lubonja flet për rrezikun që ndjen Ilir Meta

Pse presidenti reagon më shumë se PD për Kodin e ri Zgjedhor?

Analisti Fatos Lubonja ka argumentuar pse Ilir Meta, ndonëse nën cilësinë e presidentit, reagon më ashpër se Partia Demokratike kundër ndryshimeve të miratuara në Kuvend për Kodin e ri Zgjedhor.

Duke folur në ‘News 24’, Lubonja thotë se  Meta ndihet më i rrezikuar, pasi LSI, partia që drejtonte më herët mund të pësojë rënie në zgjedhjet e 25 prillit.

“Meta ndihet më i rrezikuar sepse ndonëse partia e tij mori 19 deputetë në 2017, dihet se ajo ishte një rritje që vinte nga një parti në pushtet, kishte lidhje e drejtorë, në një vend ku vota më shumë blihet se sa fitohet, rezultati dihet. Ndonëse ishte konsumuar, Meta që u sulmua edhe nga Rama, partia opozitare, PD mori më pak se të gjithë.

Meta e di këtë rrezik. Problemi është te PD, do të pakësohet Meta. Ajo që ndodhi në 2017, PD në vend që të shtohet mund të pakësohet nëse vota është e atij që është më i fortë për ta blerë.

E shoh opozitën në dilemë. Duhej të ishte në koalicion, i ka lëshuar llogoret njëra pas tjetrës, që po i merr Rama. Do ju marrë dhe llogore të tjera dhe do i lerë lakuriq fare.

Opozita duhet të shkojë te populli e t’i bëjë njerëzit pjesë e politikës dhe jo të thojë ne ju përfaqësojmë, ju rrini aty.

Të sqarohen me ndërkombëtaret e të mos presin se vendi do jetë në rregull me këtë sistem. Tu thonë se me këto zgjedhje do kemi trazira, të mbani qëndrim”, tha Lubonja.

Të fundit