Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse PS dhe LSI u konfliktuan në Berat? E shpjegon një prej këshilltarëve
Namir Lapardhaja*

Konflikti i ndezur prej kohësh në shtëpinë e madhe të koalicionit qeveritar, ka zbritur ditën e sotme sherrshamatanë e tij në këshillin bashkiak të Beratit: PS-ja në mënyrë demonstrative ka bojkotuar mbledhjen e radhës së këtij këshilli, ndërsa vetëm pak orë më pas ka shpërndarë një komunikatë për shtyp ku bën të ditura arsyet e këtij bojkoti.
Ajo që të bie në sy në deklaratën e selisë rozë beratase është se kjo shamatë nuk është për arsye parimore, për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve, për ndonjë ndasi në vizion dhe në koncept, që ka të bëjë me atë që duhet përmirësuar në punën e përditshme, për atë se çfarë nuk funksionon mirë në qytet dhe është në kompetencë të këtij këshilli për ta përmirësuar. Jo! Asnjë nga këto. PS-ja është bërë pjesë e një konflikti politik kombëtar, duke e zbritur atë edhe në nivel lokal. Sepse të gjitha pretendimet e kësaj force politike në drejtim të kryetarit të bashkisë Berat dhe forcës së tij nuk janë të reja dhe të panjohura. Përkundrazi, ai kështu ka vepruar nga dita e parë që ka marrë drejtimin e bashkisë Berat, duke e drejtuar këtë insititucion sipas mënyrës së tij, duke mos pasur primar interesin e qytetarëve, por thellësisht interesin e forcës së tij politike (LSI). Dhe në të gjithë këtë teatër të politikës lokale, Partia Socialiste ka qenë pjesë aktive. PS-ja ka qenë pjesë aktive dhe e ka mbështetur kryetarin e bashkisë Berat, kur ky i fundit e rriti tarifën e ndriçimit për familjarët nga 800 lekë/vit në 1200 lekë/vit dhe për bizneset nga 1200 lekë/vit në 4200 lekë/vit. Po ashtu, Partia Socialiste ka qenë e unifikuar me pjesën tjetër të këshilltarëve të LSI-së, kur tarifën e pastrim-gjelbërimit për familjarët e rritën nga 300 lekë/vit në 500 lekë/vit, ndërsa po e njëjta tarif për bizneset u rrit nga 600 lekë/vit në 2600 lekë/vit. Edhe pse u investua 15 milionë euro për ujësjellësin në Berat, qyteti vijon ende të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Mirëpo, kjo nuk i pengoi përfaqësuesit e PS-së në këshillin bashkiak të Beratit të bashkonin votat me ata të LSI-së dhe tarifën e ujit të pijshëm për familjarët ta rrisin nga 44 lekë/m3 në 80 lekë/m3, ndërsa për bizneset të njëjtën tarifë ta rrisin nga 125 lekë/m3 në 150 lekë/m3 Por nuk mbaron këtu. PS-ja ka mbështetur LSI-në dhe gjithçka që administrata e bashkisë së Beratit, nën drejtimin e kësaj force politike, ka sjellë në këshillin bashkiak. Ata së bashku kanë rritur taksën e ndikimit në infrastrukturë, duke e rritur nga 2% të investimit në 5% të vlerës së shitjes? Çka ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e shitjes. PS-ja dhe LSI-ja në Berat kanë rritur në masë të madhe taksën e tabelave për reklamimin e biznesit, duke i rënë në kokë çdolloj biznesi e duke mos i dhënë mundësi reklamimi të mallit dhe produkteve të tyre. Këto dy forca politike në dy vjet bashkëqeverisje lokale kanë qenë simotra në çdo dështim përsa i përket qeverisjes lokale. Kanë qenë aty bashkë dhe kanë heshtur kur padrejtësia e kryetarit aktual të bashkisë Berat ka prekur njerëzit e thjeshtë e të pambrojtur, të cilët janë larguar në mënyrë të paligjshme nga puna. Por kjo nuk e ka penguar PS-në të votojë çdo nismë të bashkisë Berat. PS-ja ka qenë pjesë integrale e një kaosi të përgjithshëm që ndodhet qyteti tash e dy vjet me radhë. Betonizmi i tejskajshëm, asnjë investim i mbaruar, rrugë të shkatërruara totalisht, trafik i rënduar dhe asnjë vend parkimi për automjetet, janë vetëm disa prej dështimeve të përbashkëta, që mbajnë vulën e bashkëqeverisjes midis PS-së dhe LSI-së në Berat.
Më shumë se një herë, u kam kërkuar në këshillin bashkiak të gjithë këshilltarëve, të forcave të majta dhe atyre të partive të vogla, që përtej interesit të ngushtë partiak, të shohim interesin e përgjithshëm dhe të qytetit, mirëpo këto thirrje shpeshherë kanë rënë në vesh të shurdhët. Dhe ja ku vijmë në një ditë, ku, çuditërisht, zullumi kur trashet, këputet. Sigurisht që do të vinim. Ishte thjesht çështje kohe.
*Anëtar i PD-së në këshillin bashkiak Berat
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38