Flash News

KRYESORE

Pse PS kërkon rinumërim të kutive në Tiranë?

Pse PS kërkon rinumërim të kutive në Tiranë?

Në zgjedhjet e 25 Qershorit PS mori 18 mandate nga 34 të mundshme në Qarkun e Tiranës, një rezultat shumë pozitiv për të. Por mandati i 18 i saj është ende në diskutim, pasi atë e pretendon Shpëtim Idrizi i PDIU-së, i cili e humbi mandatin për 38 vota. Sipas kreut të KQZ, edhe PS kërkon rinumërim të votave në këtë qark, sidomos për 10 kutitë ku pretendohet se ka pasur parregullsi.  

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk është e vetmja që ka kontestuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Tiranë, ku kryetari i saj, Shpëtim Idrizi

 KQZ-ja ka vendosur që nesër paradite të shqyrtojë kërkesën e PDIU-së, ndërkohë që ende nuk ka vendosur se kur do të shqyrtojë kërkesën e PS-së. Beteja ligjore e mediatike e PDIU-së ka qenë e madhe këto ditë, në mbrojtje të mandatit të Idrizit, pro të cilit kanë dalë edhe parti të tjera politike si PD apo edhe së fundi LSI, që e ka marrë si të vërtetë pretendimin e tij për manipulim.

Por PS i përgjigjet plumbit me plumb. Ajo kërkon që të rinumerohen 10 kuti të qendrave te votimit ku PDIU ka pretendimet e saj se i mungojnë vota. Sipas PDIU-së në këto 10 kuti mungojnë nga 10 vota në secilën për Shpëtim Idrizin, që do të bëheshin të paktën 100 vota tepër, nga 38 që i duhen për mandatin, ndërsa sipas pretendimeve te PS-se, në ato 10 kuti mungojnë nga 3 vota, që bëjnë të gjitha 30 vota, të pamjaftueshme për të ndryshuar rezultatin në favor të PDIU-së.

Përveç këtyre dy kërkesave, edhe PD ka regjistruar një ankesë për Beratin ku kërkon rinumërim të votave në dy kuti votimi dhe dy të tjera të shpallen të pavlefshme, duke kërkuar një mandat të dytë për PD, atë të kandidatit Astrit Veliaj, pasi kandidati demokrat mori 16302 vota, kundrejt 45637 votave të PS që mori katër mandate.

 

Të fundit