Flash News

KRYESORE

Pse ra euro gjatë fushatës? Preç Zogaj dha një tezë që në fillim. Ja kush i jep të drejtë 

Pse ra euro gjatë fushatës? Preç Zogaj dha një tezë

Preç Zogaj ishte i pari që foli për kurbën rënëse të euros gjatë fushatës duke e lidhur atë drejpërdrejt me blerjen e votës. Milionat e urove të hedhura në fushatë për të tjetërsuar votën çuan në rënien e  monedhës europiane, pat thënë Zogaj menjëherë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Sot, politikani që ishte i katëri në listën e PD në Lezhë, gjen 'ngushëllim' në njëfarë mënyre në një artikull të revistës së besueshme ekonomike 'Monitor' e cila jep edhe një grafik të rënies së euros gjatë zgjedhjeve.

Statusi i plotë i Zogajt:

Lexoni artikullin e Monitor per zhvleresimin e euros gjate fushates elektorale.Nga data 1 janar deri ne 19 maj euro eshte shvleresuar me 0,27 leke. Nga data 19 kur startoi fushata deri me 25 qershor euro eshte zhvleresuar rreth 3 leke.Me fillimin e vrullshem te sezonit turistik pas kesaj date, euro po forcohet dalngadale!

Ne fakt, sic e kam nenvizuar disa here, ne baze te dusa fakteve dhe indicieve qe kam patur ne dore, as sezoni me i supersukseshem turistik nuk mund ta zhleresonte dhe nuk mund ta zhvleresoje euron aq sa c'e zhvleresoj fushata elektorale e blerjes masive te votes me parate e droges qe u kembyen ne tregun monetar vendas gjate fushates.

A mund te llogarise ndonje njohes i fushes sa euro duhet te hidhen (kembehen) ne tregun tone per te cuar ne zhvleresimin me tre pike ne harkun e pese javeve? Kjo shifer do na ndihmoje te gjejme me saktesi sasine e eurove qe jane hedhur ne fushaten elektorale.

Minarja ne thes nuk futet.E verteta nuk mund te mbytet.Blerja masive e votes eshte damka e pashlyeshme e zgjedhjeve te 25 qershorit.

Të fundit