Flash News

KRYESORE

Pse Rama e mbajti të fshehtë vizitën në Francë, ishte në aktivitetin e George Soros së bashku me Vuçiç

Mediat transmetuan të hënën një intervistë të kryeministrit Edi Rama më studion e France 24. Në fakt, Rama kishte njoftuar se do të ishte në Vjenë dhe shfaqja e tij në studion e televizionit francez ngrit jo pak pikëpyetje. Por ka qenë Alex Soros, djali i George Soros që ka hedh dritë mbi këtë vizitë të Ramës në Francë.

Alex Soros ka publikuar në Instagram foto ky shfaqet Rama dhe Vuçiç ndërkohë që për këtë aktivitet nuk ka pasur asnjë njoftim nga kryeministria. Ajo që duket në foto është se Rama dhe Vuçiç janë duke folur në të njëjtin aktivitet ku ka marrë pjesë edhe George Soros, si të ftuar të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, një OJQ e themeluar me fondet e Fondacionit Soros.

Ajo që s’duket dhe që ende nuk dihet është për çfarë ka biseduar Rama me George Soros dhe Aleksandër Vuçiç, rreth një muaj para vendimit të Bashkimit Europian për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.

Të fundit