Flash News

KRYESORE

Pse Rama nuk e ‘lëshon’ Tahirin? Strazimiri: Kryeministri ka frikë se përfundon në të njëjtën qeli me ‘Saje qorrin’

Pse Rama nuk e ‘lëshon’ Tahirin? Strazimiri: Kryeministri ka

Ditët e fundit, ka pasur informacione se një ndër kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave në muajin qershor është edhe arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’, ku bën pjesë edhe Saimir Tahiri.

Megjithatë, kryeministri Rama ka deklaruar shpesh se grupi parlamentarë i Partisë Socialistë pret vetëm një provë nga prokuroria që të jap autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Një mendim ndryshe ka deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiti, i cili thotë se kryeministrit nuk i dhimbset Tahiri por se ka frikë se e merr më vete në burg.

“Nuk i dhimbset Saimir Tahiri! Jo, ai thjesht nuk mund ta bëjë. Ai e di që 59 minuta pas arrestimit, Saje qorrit i bëhet shok qelie dhe as kjo "prokurori" që bëri vetë siç deshi, s'e shpëton dot”, ka shkruar Strazimiri ne ‘Facebook’.

Të fundit