Flash News

KRYESORE

“Pse më sheh?!”, flet xhaxhai i 16-vjeçarit Anxhelo Gjokazaj: Na vranë djalin; autori të marrë dënimin e merituar

“Pse më sheh?!”, flet xhaxhai i 16-vjeçarit Anxhelo

Anxhelo Gjokazaj gjeti vdekjen ditën e djeshme pasi u qëllua me thikë nga 17 vjeçari Devi Lala.  16-vjeçar u qëllua me thikë nga Devi, pasi sipas autorit,  Anxhelo e ka parë shtrembër.

Xhaxhai i viktimës, Frrok Gjokazaj, është shprehur për “Panorama” se lajmin e hidhur e ka marrë nga nga televizori.

“Nuk di çfarë të them. S’ka dhimbje më të madhe se kjo. Na iku djali në kulmin e moshës. Nuk di çfarë ka ndodhur. Dimë çfarë kemi dëgjuar nga televizori. Na thanë se Anxhelo është në spital, pasi ishte plagosur. Rendëm menjëherë në spital. Nuk na lanë të futeshim ta shikonim djalin, pasi ishte futur në sallën e operacionit. Më pas na thanë mjekët se nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. E kishte goditur tri herë me thikë. Një prej goditjeve i kishte prekur zemrën” u shpreh Lala.

Më tej ai shton se familjarët janë shumë e tronditur dhe njëkohësisht të pikëlluar.

“Nuk dimë çfarë të themi. Djali ishte i urtë dhe s’na kishte krijuar kurrë probleme. Kishte shkuar pak minuta me vonesë sot në shkollë dhe zysha e kishte nxjerrë përjashta. Ai kishte ardhur në lagje dhe ishe konfliktuar me këtë personin, që unë as që e kam idenë se kush është. Asgjë nuk e zvogëlon dhimbjen tonë, por kërkojmë drejtësi. Autori duhet të marrë dënimin e merituar”, është shprehur xhaxhai i viktimës.

Çfarë dëshmoi Devi Lala në policu për vrasjen e bashkëmoshatarit:

Sipas dëshmisë së tij në polici, dy minorenët nuk kishin ndonjë konflikt mes tyre, por është shprehur se kishin antipati.

 “U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u ndesha më Anxhelon dhe më shikonte shtrembër. Pse më sheh shtrembër, ka naj gjë për të parë, i thashë. Ai më ofendoi dhe i thashë pusho se do ta pësosh keq. Më pas nisëm të ziheshim fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe qëllova disa herë. Ai mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. U tremba kur e pashë të mbuluar nga gjaku dhe ika pasi hodha thikën në një kanal. Ne s’kishim ndonjë konflikt me njëri tjetrin, vetëm antipati. Unë nuk kisha për qëllim ta vrisja, vetëm të mbrohesha”, ka dëshmuar Devi Lala.

Të fundit