Flash News

KRYESORE

“Pse s’more edhe nja tre, i fusje në bagazh”, përplasja me policinë natën e 17 majit te teatri, gazetari publikon videon: Vëri prangat, lidhe qenin

“Pse s’more edhe nja tre, i fusje në bagazh”,

Një tjetër video mbi sulmin e kryer nga policia natën e 17 majit te Teatri Kombëtar është bërë publike nga gazetari Ariglon Pali, një prej personave që u shoqëruan në komisariat.

Gazetari ka mundur të xhirojë një fragment nga prangosja e tij prej policëve, të cilët dëgjohen duke fyer dhe sharë gazetarin dhe mediat.

Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit mes policëve, ata dëgjohen duke thënë mes tyre që kishin marrë edhe 2-3 protestues të tjerë në makinë, edhe pse nuk kishte më vende të lira, por duke sugjeruar t’i fusnin në bagazh.

“Bukur pastër pa gabime. Ndoshta video e parë 5 minuta nuk e kanë parë shumë persona. Këtu e keni të zbardhur dhe më të thjeshtuar”, shkruan gazetari.

Policia është akuzuar dhe është filmuar duke kryer shoqërime të dhunshme jo vetëm të gazetarëve, por edhe të protestuesve. Ndërkohë, ministri i Brendshëm dhe kryeministri Rama e mohojnë këtë fakt, me pretendimin se policia ka kryer thjeshtë detyrën.

Të fundit