Flash News

KRYESORE

Pse s’po ngjizet poli i tretë? Kafet dhe drekat pa rezultat të ‘të vegjëlve’

Pse s’po ngjizet poli i tretë? Kafet dhe drekat pa rezultat të

Ka kaluar një kohë e gjatë tashmë që kur është artikuluar mundësia e krijimit të një poli të tretë në politikën shqiptare. Sa herë që këto zëra zbeheshin kujdeseshin sërish protagonistët për ti rikthyer në media.

Thuajse në çdo portal, këto dy vitet e fundit, gjen lajme ku flitet për krijimin e një poli të tretë politik, të shoqëruar madje edhe me foto takimesh në ambientet të ndryshe lokalesh në kryeqytet. Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Agron Duka cilësohen si inisiatorët e një lëvizje të tillë ndërkohë që së fundmi katërshes i është bashkuar edhe Ben Blushi.

Vetë protagonistët nuk e kanë fshehur se sa herë takohen diskutojnë për një projekt të përbashkët politik por asnjherë nuk kanë dhënë arsye se pse nuk po ngjizet ky projekt. Takimin e fundit e kanë zhvilluar sot, ku tavolinës i është bashkuar edhe Bamir Topi. Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar por me siguri temën për të cilën prej mëse dy vitesh janë duke e shqyrtuar por pa mundur ta konkretizojnë deri më tani.

Të fundit