Flash News

KRYESORE

Pse u miratua ligji i betimit me shkrim para fjalës së ‘Venecias’? Balla: Ka opinione ekzistuese për një mekanizëm të tillë

Pse u miratua ligji i betimit me shkrim para fjalës së

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të presidentit se pse u miratua ligji për betimin e gjyqtarëve me shkrim para se të fliste ‘Venecia’ dhe duke i hequr kështu si kompetencë ekskluzive kreut të shtetit.

Sipas Ballës, Venecia ka mjaft opinione ekzistuese që e ka sugjeruar një mekanizëm të tillë.

“Duhet të qartësohet çështja dhe nga trazimi i shpirtrave në Presidencë. Në draftin e paraqitur ka qenë propozim për të vendosur rregullimet ligjore me fuqi prapavepruese, që në seancë nuk janë miratuar. Në variantin përfundimtar, Kuvendi nisur nga modelet e reja të implementuara me paketën e reformës në drejtësi për të krijuar mekanizma zhbllokues në çdo rast, që një autoritete që mund të jetë presidenti, me dëshirë vendos të shkelë kushtetutën, mund të ndodhë që Kuvendi mund ta bëjë një gjëe të tillë, si përfaqësuesi i sovranit, Kuvendi vlerësoi që asnjë autoritet, përfshirë Presidentin nuk mund të pengojë zgjedhjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në rast se një partner i ekspertizës juridike në botë si Venecia do të sugjerojë mekanizma të tjera zhbllokues kjo mund të merret në konsideratë, por kujtojë se Venecia ka mjaft opinione ekzistuese që e ka sugjeruar një mekanizëm të tillë. Në asnjë rast, presidenti a Kuvendi nuk mund të vazhdojë më me parimin kur ti teket për të dekretuar një institucion kushtetues, apo kur ti teket një autoritet që vjen në vijim të plotë të një procesi kushtetues.

Rekomandimet e Venecias janë jo vetëm në rastin e Shqipërisë, por mund të lexoni edhe në shumë opinione të tjerë”, u shpreh Balla.

Të fundit