Flash News

KRYESORE

Pse u penalizua Partia Demokratike? Ja cilat janë arsyet sipas Fatos Lubonjës

Pse u penalizua Partia Demokratike? Ja cilat janë arsyet sipas Fatos

Analisti, Fatos Lubonja ka folur sot në “News24” lidhur me rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas Lubonjës Partia Demokratike e cila kryeson zgjedhjet vetëm në Kukës është penalizuar për shkak se nuk bëri asnjë anazië për t’ju drejtuar popullit. Lubonja tha se paqëndrueshmëria e PD dhe ndikimi nga zyrtari i lartë i DASH për marrëveshjen Rama-Basha të 18 majit ndikoi tek demokratët.

“Nuk bëri asnjë analizë për t'ju drejtuar popullit. Çadra ishte në funksion të popullit, por ndryshoi mendje. Ne kemi rastin e Albin Kurtit në Kosovë që me qëndrueshmëri arriti të dalë forcë e parë, s’pyeti ai për ndërkombëtarët.

Këtu vjen një amerikan të nxjerr nga çadra të fut te Rama. Fryma e çadrës nuk u ndez dot dhe u shua” tha Lubonja.

 

Të fundit