Flash News

KRYESORE

Pse u përmbyt arkiva e bashkisë dhe Biblioteka Kombëtare? Këshilltari i PD përgjigjet me një foto sa një mijë fjalë

Reshjet intensive të ditëve të fundit në Tiranë sollën jo vetëm përmbytjet e rrugëve kryesore në kryeqytet, por depërtoi edhe në brendësitë të ambienteve Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivën e Bashkisë së Tiranës.

Dëmet ishin të konsiderueshme, deri në përmasat e një skandali. Madje, situata u bë qesharake sidomos në bashki, ku hartat topografike u varën në tel për tu tharë në korridoret e bashkisë.

E njëjta situatë ndodhi edhe me bibliotekën. Librat u hapën në të gjithë ambientin duke u tharë me letra kuzhine dhe tharëse flokësh.

Por, pse ndodhi e gjitha kjo? Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja tregon arsyen me një foto, që e cilëson sa 1 mijë fjalë.

“Perse u permbyt Biblioteka Kombetare & Arkiva e Bashkise Tirane. Mjafton te shikoni kete foto . Deshmia e nje deshtimi monumental. Nje shesh qe ngjan me nje tualet #AllaTurke" gjigande por pa shkarkim ne mes... Ndjese per krahasimin por realisht kjo foto flet sa nje mije fjale... Lere me pas mega trafiku qe krijohet perreth tij, per kete do te flasim kur t'i vije koha...”, shkruan Kraja.

Të fundit