Flash News

KRYESORE

“Pse u shite miku im”, Ndrenika i përgjigjet kolegut Radoja: Mora 200 mijë euro!

“Pse u shite miku im”, Ndrenika i përgjigjet kolegut Radoja:

Debati për Teatrin Kombëtar ka përplasur edhe aktorët, sa i takon qëndrimeve pro ose kundër shembjes së godinës.

Dje, aktori Guljelm Radoja u ka bërë thirrje aktorëve të mos ta politizojnë kauzën e tyre për mbrojtjen e kësaj godine. Në fjalën e tij para Teatrit Kombëtar, Radoja është shprehur se kauza e teatrit tregon fatkeqësisht që artistët janë të manipulueshëm, ndërsa u ka bërë thirrje se ata nuk duhet të sillen si “kukull nën sqetullën e çdo politikani”.

Radoja iu drejtua Ndrenikës për tërheqjen e tij të papritur nga kauza për teatrin dhe e akuzon atë si të manipuluar nga politika.

“Çdo parti ka nevojat e veta dhe do të ketë një lloj kredibiliteti. Unë i përkas kësaj të djathte, por duke qenë se e pashë që nuk bëj dot politikë, e lash. Vota ime shkon atje ku shkon dhe kaq, kjo është e gjitha. Megjithatë nuk me pëlqen të jemi kukull nën sqetullën e çdo politikani. Teatri është i depolitizuar dhe duhet të mbetet i tillë. Ai i gjati na ngatërroi ne. Fatkeqësisht, kjo gjë vërtetoi katërcipërisht që ne jemi të manipulueshëm. Dikush nga kolegët e mi i tha dikujt që: “Unë shkela mbi dinjitetin tim”. Por pse shkele or mik, a ka gjë më të rëndësishme se dinjiteti. Pse bëhesh qesharak? Pse u shite miku im? Çfarë pakti bëre me djallin që u shite? Mirë ana njerëzore, por po shpirti i artistit ku mbeti? Unë ju bëjë thirrje gjithë kolegëve të mi që kanë mbetur të mos ta politizojnë këtë çështje, ne jemi ne, teatri është teatri”, u shpreh Radoja.

Në një prononcim për gazetën ‘Panorama’, Ndrenika, pasi ka pohuar se është në gjendje jo të mirë shëndetësore i është përgjigjur me ironi kolegut të tij Radoja.

“Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por, a mund të më thotë se me se jam shitur. E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, shprehet me ironi Ndrenika, i cili që në nisje të protestave është shprehur për domosdoshmërinë e ngritjes së një teatri të ri, por pa i kaluar asnjë centimetër kompanisë private.

Tradhtoi kauzën, Radoja i zhgënjyer me Ndrenikën: “T’i u shite or mik”

Të fundit