Flash News

KRYESORE

Pse u takua Rama me Tahirin në spitalin privat në Tiranë? Reagon sërish PD: Po rrezikohen negociatat me BE

Pse u takua Rama me Tahirin në spitalin privat në Tiranë? Reagon

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sqarime nga kryeministri Edi Rama, pas akuzave të ngritura ndaj tij se është takuari fshehurazi në një spital privat në Tiranë, të premten paradite.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj thekson se Rama po vë në rrezik negociatat e vendit në Bashkimin Europian, prej faktit se vazhdon të mbajë nën mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.   

“Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve pse u takua fshehurazi me Tahirin të premten paradite në një spital privat në Tiranë?

Është detyrim i Edi Ramës që duhet të flasë për marrdhenien e tij me Tahirin, duke mos mbajtur peng integrimin Europian të vendit. Rama e di mirë se pa i hequr mbrojtjen politike ish-ministrit të tij të Brendshëm, Saimir Tahiri Shqipërisë nuk i hapen negociatat për në BE.

Politikën në Shqipëri nuk e ulin skemat e trasha të Ramës, me rusë e spiunazhë, është bashkëqeverisja e tij me krimin, rreziku më i madh për stabilitetin e rajonit, është biznesi familjar në kartelet e kokainës, mbrojtja e Tahirit dhe është shëndrrimit i vendit në parajsën e drogës, akti më antikombëtar i Ramës”, u shpreh Alibeaj.

Denoncimi nga Dhurata Çupi

Edhe dje deputetja e PD, Dhurata Çupi, ngriti pyetjen para medias se cila qe arsyeja që kryeministri u takua fshehurazi me Saimir Tahirin, ish-ministrin e tij të Brendshëm, në një nga spitalet privatë të Tiranës.

“Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge. Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen e saj. Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes. Arsyeja është se garancia që ai dhe njerëzit e tij u dhanë kriminelëve të Klanit të Gjirit të Kolumbisë dështoi, sepse ia dogjën partnerët ndërkombëtare”, u shpreh një ditë më parë deputetja e PD.

Akuzat ndaj Tahirit

Saimir Tahiri, është ish-ministri i kabinetit “Rama 1”, i cili akuzohet se është i përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht me organizatën kriminale të goditur disa muaj më parë në Itali të Habilajve.

Ai akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria për trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim dhe se udhëtoi në makinë bashkë me të dyshuarit Habilaj.

Të fundit