Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse u zgjat hetimi për Saimir Tahirin, zbardhet vendimi i prokurorëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur këtë të hënë që të zgjasë hetimet edhe me tre muaj për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky i fundit është nën hetim që prej vitit të shkuar për lidhjet e tij me aktivitetin e paligjshëm të Moisi Habilajt. Zgjatja e hetimeve për dosjen “Tahiri” vjen për të tretën herë, teksa kujtojmë se regjistrimi i procedimit mban datën 17 tetor 2017.
Në këtë mënyrë, hetimet për ish-ministrin e Brendshëm zgjaten edhe me tre muaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda, në vendimin e saj, të siguruar edhe nga “Panorama”, rendit edhe arsyet e zgjatjes së këtij afati.
Sipas vendimit, Prokuroria kërkon kohë që të verifikojë disa fakte të administruara nga një letër-porosi e ardhur nga Mali i Zi, si edhe ka nevojë për më shumë kohë për hetimet pasurore.
“Meqenëse afati hetimor mbaron më datën 17.10.2018, është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për tre muaj për të realizuar dhe disa veprime të tjera hetimore si: Administrimi i përgjigjes së një kërkese për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Italisë, kryerja e disa verifikimeve të tjera mbi një letër-porosi të administruar nga Republika e Malit të Zi dhe kryerja e verifikimeve pasurore”, shkruhet në vendim.
Aktualisht, ish-ministri i Brendshëm gjendet i lirë, pa asnjë masë sigurie, pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, më 28 maj të këtij viti, shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen në “arrest shtëpie” të ish-ministrit. Për këtë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
VENDIMI
Në vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda shkruan se ajo po zhvillon ende hetime për Tahirin dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tij. “Në lidhje me këtë çështje janë nën hetim edhe subjekte të tjera të dyshuara si bashkëpunëtorë të personit nën hetim, Saimir Tahiri.
Në lidhje me këto fakte penale dhe subjekte të tjera të dyshuara si të përfshira, Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe persona të tjerë nga Prokuroria për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale nr. 134, të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017”, shkruhet në dosje. Gjithashtu, Prokuroria pret që të marrë përgjigje nga Italia për disa letërporosi të tjera, si edhe të verifikojë përgjigjet nga Mali i Zi, për lëvizjet e Tahirit në vitin 2014 dhe 2015.
Prokuroria konsideron edhe si provë të fortë gjetjen e 863 mijë eurove në mjetin e biznesmenit Orest Sota, së bashku me dy patentat detare të Tahirit. Sipas Prokurorisë, ka dyshime se paratë e gjetura në mjetin e Sotës janë të Tahirit.
Prokuroria e mbështet këtë dyshim me faktin se Sota dhe Tahiri kanë disa udhëtime së bashku jashtë vendit, që provon se kanë pasur miqësi dhe lidhje të ngushtë. Bëhet fjalë për udhëtime në Malin e Zi dhe në Itali.
Hetimi pasuror për Tahirin nuk ka zbuluar asgjë të paligjshme
Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar me dhjetëra objekte dhe pasuri të Habilajve në Vlorë dhe qytete të tjera, hetimi pasuror për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duket se nuk ka sjellë asnjë rezultat.
Pasuritë e ish-ministrit dhe të familjarëve të tij janë plotësisht të justifikueshme dhe nuk ka asgjë të dyshimtë. Prokuroria tashmë është fokusuar te asetet e fshehta, duke qenë se ish-ministri Tahiri ka përdorur një skaf për udhëtime në Greqi, që nuk figuronte i regjistruar në emrin e tij. Gjithashtu, priten të dhëna nga Italia për dëshminë e një të arrestuari të grupit të Habilajve.
Po ashtu, priten edhe të bëhen disa verifikime mbi lëvizjet e Tahirit në Malin e Zi në disa raste me biznesmenin Orest Sota, në mjetin e të cilit Policia gjeti vitin e shkuar 863 mijë euro të dyshimta, së bashku me dy patenta detare në emër të ish-ministrit të Brendshëm. Nga sistemi TIMS ka rezultuar se Tahiri ka lëvizur shpesh jashtë vendit me mjetet e Sotës dhe anasjelltas.
Zgjatja e fundit e afateve tremujore të hetimit për ish-ministrin kulmon edhe me mbushjen e vitit, që kurse ai u vu nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mirëpo, që nga ajo kohë e deri më tani, duket se pozitat e ish-deputetit të PS-së janë lehtësuar. Panorama
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38