Flash News

KRYESORE

Pse Zvicra e Norvegjia duan të dalin nga BE dhe ne të hyjmë? “Kërpërata” bie në grackën e gazetarit, jep përgjigjen epike

Deputetja Majlinda Halilaj nuk del shpesh në publik, për të mos thënë aspak që pas fjalimit me gafa të shumta një vit më parë në parlament, kur nuk shqiptonte dot fjalën ‘korporatë’.

Megjithatë, dje, ditën kur parlamenti votoi pro ndryshimeve kushtetuese me votat e mazhorancës dhe shumicës së opozitës parlamentare, deputetja ka pranuar të prononcohet për gazetarin Ismet Drishti, i cili ka ‘testuar’ njohuritë për politikën, si për të kuptuar se sa vlejnë dhe kush janë deputetët që po votojnë për ndryshimin e kushtetutës shqiptare.

Norvegjia dhe Zvicra nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropain, megjithatë ai ka provokuar deputeten duke i thënë se pse këto dy shtete duan të dalin kurse ne duam të hyjmë?

Gazetari: A mendoni se do të zgjidheni prapë?

Deputetja Kjo është mendimi i popullit, mund të votojë kë të dojë

Gazetari: Kush ju ka votuar ju?

Deputetja: Elektorati im, partia Reforma demokratike. Kam një kryetar dhe një elektorat

Gazetari: Komplimente për krehjen

Deputetja: Faleminderit

Gazetari: Pse ne duam të hyjmë në BE, kur Norvegjia dhe Zvicra duan të dalin

Deputetja: Është mendimi i tyre

Gazetari: Ju mendoni se ne jemi më të zgjuar se ata?

Deputetja: Pse jo, jemi më të zgjuar.

Gazetari:Sa shkon bërja e thonjve

Deputetja: Ka të ndryshme

Gazetari: Pse duan të dalin Zvicra dhe Norvegjia

Deputetja: Është mendimi i tyre. Ne kemi mendimin tonë por nuk mund të gjykoj. Por ne kemi nevojë të futemi

Gazetari: Norvegjia dhe Zvicra nuk janë në BE

Deputetja: Shpresoj të futen

Gazetari: Ti nuk e di farë çfarë po bëhet. A e kupton që po na merr në qafë.

Deputetja: Ti po na merr në qafë, se je pa maskë

Të fundit