Flash News

KRYESORE

PSG akuzohet për racizëm, përzgjidhnin lojtarët në bazë të origjinës

PSG akuzohet për racizëm, përzgjidhnin lojtarët në

Football Leaks ka siguruar disa dokumente të cilat tregojnë se nga viti 2013 deri në vitin 2018, Paris Saint-Germain i ka përzgjedhur futbollistët e rinj në bazë të etnisë së tyre.

Sipas "Mediapart", këto dokumenta dëshmojë se drejtuesit e klubit i kishin udhëzuar skautët t’i mbikëqyrin vetëm lojtarë me etni franceze, afrikanoveriore, indianoperëndimore ose afrikanë me ngjyrë.

Serge Fournier, i cili ishte atëherë skaut i PSG-së për regjionin e Normandisë, ka bërë të ditur se ata e përdornin termin “francezë” ekskluzivisht për lojtarët e racës së bardhë.

PSG-ja nuk donte që ne t’i rekrutonim lojtarët e lindur në Afrikë, sepse nuk mund të ishim të sigurt për datat e lindjes së tyre.

Kjo media e ka publikuar një pjesë të bisedës së takimit në mars të vitit 2014, ku u diskutua mundësia e transferimit të Yann Ghobos. Marc Westerloppe, i cili ishte skaut në këtë klub, ishte ankuar për baraspeshën etnike në skuadër, gjatë këtij takimi.

“Klubi ka një problem të madh me orientimin etnik, ne kemi nevojë për më shumë baraspeshë në skuadër, kemi shumë futbollistë nga India Veriore dhe afrikanë që jetonin rreth qytetit të Parisit”.

Sipas Mediapart, kjo deklaratë e Westerloppe kishin nxitur një debat të madh. Drejtuesit e klubit e kishin thirrur atë në një takim ku e kishin paralajmëruar se do ta ndëshkonin për këtë deklaratë, megjithatë ndëshkimi nuk kishte ardhur kurrë.

Presidenti i Grupit Anti-Racizëm SOS, Malek Boutih, tentoi ta ulte rolin e këtij vendimi të drejtuesve të klubit, duke thënë se për këtë gjë nuk kishte pasur ndonjë marrëveshje për të qëndruar të heshtur.

Të fundit