Flash News

KRYESORE

Psikologia Çela: Përdorimi i celularit nga të miturit pa kontrollin e prindërve, risk për të rënë pre e shantazheve

Psikologia Çela: Përdorimi i celularit nga të miturit pa

Përdorimi për një kohë të gjatë dhe pa kontrollin e prindërve i internetit e celularit nga fëmijët,  bën që ata të bien pre e shantazheve  dhe videove. Psikologët e shohin këtë fenomen më të përhapur në shkollat 9-vjeçare.

Në raportin e fundit të UNICEF, të miturit nga mosha 9 deri në 17 vjeç qëndrojnë mbi 3 orë online pa u kontrolluar nga prindërit.  Alarmant është fakti se 16% e tyre i ka takuar këta persona në jetën reale. Mirgit Vataj, Drejtor i ALO 116 thekson se adoleshentët  pranojnë ftesa nga të panjohur.

“Grupmosha 15-17, pra adoleshentët vuajnë më shumë nga shantazhimi i videove. Pasi ata rrinë për një kohë të gjatë në internet. Rreziku i madh vjen pasi ata pranojnë persona që nuk i njohin në rrjetet sociale. Ata e kanë si sens krahasues me miqtë dhe shokët ‘unë kam më shumë miq se sa ti’”, u shpreh ai për Klan Plus.

Bullizmi dhe shantazhet nëpër rrjeteve sociale sjellin pasoja të rënda për fëmijët. Ndaj psikologia Irena Çela u bën apel prindërve që të jenë më të vëmendshëm dhe t’u kushtojnë më shumë kohë atyre.

Sipas saj udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për të ndaluar celularët në shkollë është pozitiv edhe në këtë pikë, pasi do t’i shkëpusë për disa orë nga përdorimi i tij. Por nga një vëzhgim në gjimnazet e kryeqytetit ky vendim nuk po gjen zbatim.

Të fundit