Flash News

KRYESORE

Psikologia Garuli: Hiperaktiviteti është çrregullimi mendor që po prek fëmijët

Psikologia Garuli: Hiperaktiviteti është çrregullimi mendor

Disa prindër në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësimin se fëmijët e tyre, në veçanti ata që janë në klasat e para apo në sistemin parashkollor, të vuajnë nga mungesa e përqendrimit apo që janë hiperaktivë.

Këto lloj simptomash njihen si “Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet” (ADHD: Attention Deficit Hyperactivity Disorder). Studimet shkencore kanë treguar se ADHD është shumë e trashëgueshme dhe është një çrregullim kronik që vazhdon gjatë gjithë jetëgjatësisë.

Por, sa të rrezikuar janë fëmijët në Shqipëri? Çfarë duhet të dinë prindërit dhe mësuesit rreth këtij çrregullimi mendor.

Psikologia Lorela Garuli u shpreh në Wake Up se adoleshentët me ADHD rrezikojnë më shumë sesa të tjerët të braktisin shkollën. "Fëmijët me ADHD nuk njohin pritje, durim, duket sikur nuk lodhen kurrë, janë aktivë", u shpreh psikologia.

Të fundit