Flash News

KRYESORE

Publicistja rrëfen bisedën me serben e Kosovës: Më ndali në rrugë dhe ja çfarë më tha për shkrimin kundër Edi Ramës

Publicistja rrëfen bisedën me serben e Kosovës: Më ndali

Publicistja Kimete Berisha ka rrëfyer për një bisedë të shkurtër që ka zhvilluar Prishtinë me një serbe të Kosovoës. Berisha tregon se qytetarja e kishte ndaluar në shesh dhe në gjuhën shqipe e kishte përgëzuar për shkrimin që ajo ka bërë kundër kryeministrit Edi Rama.

Duke shprehur ndenja aspak të mira ndaj serbëve, Berisha thekson se nuk do të shkruajë më kundër Ramës vetëm për arsyen se ai konsiderohet si armik i Serbisë.

Reagimi i Kimete Berishës:

Një serbe e Kosovës, që po punojke në njërën nga institucionet tona, pardje më ndali në sheshin

'Ibrahim Rugova' dhe në gjuhën shqipe më tha:

- Ti je Kimete Berisha, apo...?

Ia pranova që jam Kimetja derisa ajo u prezantua me emrin e saj has serb!

- Të lexoj tha vazhdimisht. Dhe sidomos dy shkrime tuat të fundit më kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë: shkrimi për Edi Ramën dhe shkrimi për Ramushin.

- Faleminderit i thashë dhe vazhdova rrugën time kokëulur.

Nuk e kisha idenë që më lexojnë edhe serbët.

Flaka e zezë më doli, m'u duk që busti i Ibrahimit më ra përmbi. Vetja m'u duk 'tradhtare', tepër tepër keq. Se më erdh shumë inat, shumë shumë mërzi me ju pëlqy serbëve.

Unë më përpara dua të vdes me adalet sesa t'u pëlqej serbëve 😩.

Prandaj, më duhet, për inati të serbëve, m'i kursy këto dy figura, të cilët i urren Serbia, si armiqtë më të mëdhenj të saj.

...patriotizmi po ma kërkon t'u kthehem dashurive të vjetra 😂.

Se, ata që i kritikojnë Ramushin dhe Edi Ramën, padashje po e fitojnë simpatinë e serbëve, dhe dikush e ka bë punën ashtu që të 'duken' si antishqiptarë 😡

Pozitë e palakshmueshme!

Publicistja kundër Edi Ramës: Piskopat, m’u thaftë dora që shkruajta mirë për ty; Lindës hallall që të duron

Të fundit