Flash News

KRYESORE

Publikimi i dosjes Tahiri-Habilaj, Petrit Vasili e paralajmëroi më 28 shtator

Publikimi i dosjes Tahiri-Habilaj, Petrit Vasili e paralajmëroi më 28

Në seancën e 28 shtatorit, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili paralajmëroi për nxjerrje sekretesh nga agjencitë partnere që do të tronditnin politikën shqiptare.

Vasili tha se këto përgjime do kishin subjekt emra të rëndësishëm nga offshore të largëta, llogari të pista, të prodhuara në rrugë të tjera korruptive dhe të lidhura me mekanizma vendesh fqinje.

“Kjo foltore këtu ka ngrënë grushta e pëllëmba për të bindur edhe njërën edhe tjetrën duke vënë në kushtet e një paradoksi antagonisht të pakuptueshëm të pashpjegueshëm po me një motiv të fortë i cili është një motiv i pisët i shëmtuar, është një motiv i cili janë shumë më të interesuar dhe e ndjekin me shumë vëmendje vende mike, shërbime partnere të cilët sigurisht në javët dhe muajt që vijnë do bëjnë që këtu të ketë lajme ngjarje që na duken shumë të vogla diskutimet e sotme, do ketë natyrshëm edhe ngjarje që vijnë, përllogari emrash të rëndësishëm nga ofshore të largët ku qofshin këto llogari të pista gjithëfarësh, të prodhuara me rrugë të tjera korruptive, të prodhuara nga plehrat apo jo të lidhura me mekanizma vendesh fqinje apo jo etj., të cilat do të kenë sigurisht përgjigje shumë të rëndësishme, të cilave sdo kemi ne vend tu bëjmë as diskutime demagogji as politikë elektorale por do të jetë pastaj domen i drejtësisë për ti ndjekur”, tha ndër të tjera Vasili tre javë më parë.

Ndërkohë sot, Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i lajë duart duke shitur ish-ministrin shërbëtor të drogës dhe krimit: “Kryeministri i drogës nuk i lan dot duart si ponc pilati. Gjithçka kriminale që përmbyti me drogë dhe krim Shqipërinë është vepër e Kryeministrit. Është informuar Kryeministri nga shumë drejtime, qofshin vende mike dhe aleate, si edhe shërbime partnere për drogën dhe ministrin tutor të saj, me të cilat kriminalizuan në çdo qelizë sigurinë kombëtare dhe të çdo qytetari dhe ka bërë me qellim të qartë veshin e shurdhët, sepse ishte njësh me krimin. Nuk i lan dot duart ponc pilati kryeministër, duke shitur ish-ministrin shërbëtor të drogës dhe krimit. Është ai, kryeministri fajtor, dhe drejtësia s'mund të vonojë më asnjë sekondë pasi ajo ka një përgjegjësi madhore përpara vendit.”

Të fundit